Nishani dekreton 4 ambasadorët e rinj

469
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot katër ambasadorë të rinj, mes tyre edhe vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare. Ambasadorët e rinj janë: Gjergj Teneqexhiu, ambasador në Japoni, rezident. Qirjako Qirko, ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, rezident, si dhe në Republikën e Irlandës, jorezident. Venera Domi, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezidente. Besiana Kadare, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezidente, si dhe në Republikën e Kubës, jorezidente.
Sigal