Nis takimi Rama-Basha tek Nishani, shoqërohen nga Ruçi e Paloka

487
Takimi i shumëpritur i kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, për të negociuar për zgjidhjen e krizës politike, ka nisur në orën 10:10.
Ashtu siç u njoftua mbrëmjen e djeshme, takimi midis Ramës dhe Bashës doka nisur paraditen e sotme në institucionin e Presidentit të Republikës, takim i cili ndërmjetësohet nga Presidenti Bujar Nishani.

Rama dhe Basha pranuan ftesën e Nishanit dhe u shprehën të gatshëm për dialog. I pari që ka mbërritur në Presidencë, në orarin e parashikuar ka qenë kryeministri Rama, i shoqëruar nga Gramoz Ruçi.

Fill pas tij ka ardhur edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga Edi Paloka.

Ndërkohë, ditën e djeshme ka pasur negociata mes palëve për tryezën, për të përcaktuar axhendën dhe temat e diskutimit të saj.

Presidenti Nishani u bëri thirrje palëve që të ulen në bisedime. Thirrjes së tij menjëherë iu përgjigj Rama i pari duke thënë se ishte dakord, ndërsa kreu i PD-¬së, Lulzim Basha thirri grupin parlamentar të PD-¬së.

NJOTIMI
Me ftesë të Presidentit të Republikës nesër ditën e mërkurë në orën 10:00 do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës takimi midis Kryeministrit të vendit Z. Edi Rama dhe Liderit të opozitës Z. Lulzim Basha.
Sigal