Në kongresin e PD, u bë analiza e punëve të PS..!

639
Sigal

Kongresi i PD-së, si Kongresi i PPSH-së i 12 qershorit 1991

PD publikon 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Mes tyre Milo i BSH, kryekomunari i Lazaratit Aliko dhe dy këshilltarë të Nishanit, Lezhja e Ylli Asllani

Dje në mbrëmje PD publikoi zyrtarisht listën me 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të saj, ku mes tyre janë dhe Milo i BSH, kryekomunari i Lazaratit, Aliko dhe dy këshilltarë të Nishanit, Lezhja e Ylli Asllani. Nuk mungojnë deri dhe emra artistësh e zëdhënëset e selisë blu… Po çfarë ra në sy në dy ditët e punimeve të Kuvendit Kombëtar.

KUVENDI DYDITOR

Nga punimet e kongresit pa numër të PD, më mbeti në mëndje vetëm një fakt: çdo fjalë e thënë nga kryetari Basha, ish-Kryetari Berisha, nga drejtuesit politikë, delegatët, militantët dhe disa 16-17 vjeçar të caktuar për të “recituar” citate si “mbështetës” të PD, nuk kishte asnjë fjalë për punët e bëra prej PD, por vetëm për punët e bëra prej PS. Në çdo “rrokje”, u bë vetëm fushatë elektorale kundër lidershipit dhe qeverisjes së PS e LSI dhe jo analizë pune e punëve të PD. Mund të thuhet, se kongresi ishte thjeshtë një miting elektoral. Nuk e kam fjalën për numrin “ushtri” të delegatëve, as për të njëjtën “gjuhë” që u përdor në çdo fjalim, që nga Kryetari i PD-së, Basha e deri te delegati roje i Komunës së Buzit të Tepelenës. Fjala është për një absurditet në sjelljen e një force politike kryesore si PD, e cila në këtë aktivitet politik kombëtar të saj, manifestoi një humbje kontrolli në raport me veten dhe mjedisin politik. Përse u bë kongresi dhe për çfarë u fol në të? Kongresi, sipas Statutit të partisë është një debat dhe analizë punësh, që bëhet brenda forcës politike nga një afat kohor zgjedhor, në tjetrin. Pikërisht kjo gjë, nuk u bë në Kongresin e PD. Në Kongres nuk u zgjodh kryetari, mbasi ishte zgjedhur 1 vit më parë. Në kongres u bënë vetëm disa ndryshime të paracaktuara statutore, të cilat u miratuan me pyetje nga podiumi dhe me përgjigje “britmë” popullore “PO” e asnjë “JO” prej sallës me 1750 karrige dhe me 7500 delegatë. Në Kongres, u bënë votime për anëtarët e Këshillit Kombëtar, prej nga fituesit do të dalin pasi fletët e votimit të numërohen në “kazermën” e SHQUP-it. Ajo çfarë nuk bë në këtë kongres, ishte ajo që duhej të bëhej dhe për të cilën i zhvillon punimet çdo kongres: analiza e punëve të partisë. Në Kongresin e PD-së, kjo analizë pune nuk u bë! U kuptua nga linja dhe fryma me të cilën nisi punimet kongresi, që kjo analizë nuk ishte lejuar të bëhej qëllimisht, prej atyre që duhej të analizoheshin për shkrehje të PD, për qeverisje që “mos e pastë as hasmi”, për rënie nga pushteti me 1 milion vota urrejtjeje kundër, për krijim lidershipi partie të monopolizuar deri në klikë personale e familjare, për shkatërrim strukturash të partisë në bazë, për shpërfillje anëtarësie, për klientelizëm në strukturat e partisë etj.. Në vend që në kongres, të flitej dhe madje, me “ulërima” për problemet e shumta që kalbën moralin dhe strukturën e PD, mbaheshin fjalime e hidheshin parulla “nderi”, për ata që janë trupi i kësaj partie! Në vend që kongresi të bënte analizë të hapur e të fortë me emra, mbiemra e zullume individësh që kanë abuzuar me pushtetin dhe “gradat” që kanë uzurpuar si lidership komandues i partisë, delegatët lëpiheshin e qëndronin si “pula” përballë atyre që ua kthyen partinë në “skrap” dhe “gropë septike”. Pse themi, që kongresi ishte një miting me delegatë mitingashë? Sepse në kongres flitet për punët e drejtuesve të partisë, ndërsa në atë sallë nuk u fol asnjë fjalë e vetme, se si është punuar prej lidershipit të PD, si ka drejtuar ky lidership gjatë 8 viteve qeverisje, si ka drejtuar gjatë 1 viti opozitë, çfarë forma pune e skema politike do të ndjek në vazhdim, a duhet vazhduar më tej puna drejtuese e partisë, me ata që e shkatërruan dhe e katandisën “leckë gabi?! Për këto “plagë” nuk u fol fare. Nuk guxoi askush të fliste. Por në kongres, nuk u qëndrua pa folur. Në mungesë të debatit dhe analizës së punëve të PD, në kongresin e PD u fol se si është punuar prej lidershipit të PS! Troç, nga fillimi e deri në fund të kongresit, madje edhe në deklarimet e bëra nëpër korridore, kafene e lulishte pas përfundimit të punimeve të kongresit, në çdo prononcim u fol vetëm për punët e PS! Absurdi i punimeve të kongresit, arriti deri aty sa nuk u bë debat dhe analizë as formale, se përse PD ra nga pushteti, por si dhe përse erdhi PS në pushtet! Në kongres, nuk u analizua puna e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në 8 vjet qeverisje si kryetar partie dhe kryeministër, por u analizua puna e Edi Ramës si kryetar i PS dhe 1 vit Kryeministër. Nuk u analizua puna e kryetarit aktual të partisë Lulzim Basha gjatë 1 viti që drejton PD, gjatë 3 mandateve si ministër në pushtetin e PD dhe gjatë afro 1 mandati si kryetar bashkie, por u analizua puna e Edi Ramës si ish-Kryetar Bashkie i Tiranës, se si kishte ardhur në PS-së e se me çfarë ishte marrë kur ishte emigrant në Paris! Në kongres, nuk u analizua puna e asnjë anëtari kryesie të PD, por u analizua puna e anëtarëve të kryesisë së PS. Nuk u analizua dhe nuk u dhanë shkaqe, se përse prej 11 vjetësh, në PD nuk u bënë zgjedhje kryesie të partisë, kush i bllokoi dhe përse! Por u fol, se si janë bërë zgjedhjet në PS dhe kush i komandon ato dhe ata që përbëjnë lidershipin e PS-së! Në kongres, nuk u bë asnjë analizë pune, për asnjë drejtues dhe strukturë dege rrethi të PD, madje as për degën e Tiranës, por u analizua puna e drejtuesve të degëve të PS në rrethe! Në kongres nuk u analizua puna 8 vjeçare e asnjë ish-ministri, prefekti e drejtori të lartë të ish-pushtetit të PD, por u bë analiza e punës e prefektëve, drejtorëve dhe ministrave të PS! Në kongresin e PD, nuk u bë asnjë analizë për shkaqet, që në 8 vjet qeverisje të PD, u krijua varfëri e papunësi ekstreme për shqiptarët dhe as nuk u kritikua formalisht, askush nga ish-qeveritarët dhe politikanët e lartë të PD, por iu kërkua llogari qeverisjes së PS për mos mbajtjen e premtimit për hapjen e 300 mijë vendeve të punës! Në Kongresin e PD-së nuk u denoncua dhe nuk u dënua korrupsioni i ish-ministrave të PD, por në çdo diskutim hidheshin vetëm akuza për ministrat e qeverisjes së PS. Gjithë analiza e punës për shkatërrimin strukturor të PD dhe rënien e saj nga pushteti, u përmblodh vetëm me një frazë të thënë prej kreut të PD-së, Lulzim Basha me këtë tekst: “Kemi bërë edhe gabime, ju kërkojmë ndjesë që qeveritar tanë kanë abuzuar me pushtetin dhe ju kanë shpërfillur shqiptarët dhe u shkëputën nga baza e partisë”, kopje kjo ndjesë, si e ajo Ramiz Alisë në Kongresin e 12 qershorit 1991 të PPSH, kur tha: “Kemi bërë edhe gabime, disa nga udhëheqësit tanë krijuan privilegje për vete dhe u shkëputën nga populli dhe baza e partisë”. Lind pyetja: Kush janë këta që kanë krijuar privilegje, që kanë bërë korrupsion, që i kthyen prapanicën bazës së PD dhe shqiptarëve e që tallën prapanicën me votat e demokratëve dhe hallet jetike të shqiptarëve? Përse nuk u fol me emra e me fakte në kongres?! Edhe kur në stanin e bagëtive p.sh, futet ujku, nëse çobani e shikon, thotë: – Ishte ujk i zi, i bardhë, apo gri, vrau e morri kaq e aq dele! E jo të mos thuhen emra ministrash e politikanësh abuzatorë në një kongres partie, ku “ujqërit” ishin edhe në tribunë duke drejtuar “tufën” edhe në sallë mes “tufës”, duke qëndruar e duke u sjellë si “qengja”. Dhe kjo heshtje, ky konformizëm, ky shabllonizëm, ky “pordhacllëk” historik i qëndrimit në PD, ndodh në një kongres ku duhej të debatohej e analizohej gjithçka me themel. Mirëpo në vend të analizës së punëve të saj, PD bëri analizën e punës së PS, sikur të ishte kongresi i PS…!

DEKLARATAT

Lulzim Basha, në Kongresin e PD-së, datë 27 shtator 2014

Kemi bërë edhe gabime. Kur njerëzit trokisnin për halle, disa prej nesh mbanin sehir nga xhamat e zyrave dhe makinave. Këtu nuk është fjala vetëm për distance fizike. Të zgjedhurit duhet të kuptojnë hallet e shoqërisë… Kthimi i pronave dhe legalizimeve nuk ruajti formën e duhur, pati mitmarrje e korrupsion. Për të gjitha këto dhe çdo mangësi, unë ju kërkoj ndjesë me përulje anëtarëve të PD që janë ndjerë të braktisur…

Ramiz Alia, në Kongresin e PPSH-së, datë 12 Qershor 1991

Kemi bërë edhe gabime ndaj popullit sidomos me marrjen e pronës private dhe pranojmë, se kur njerëzit trokisnin në zyrat e partisë e të shtetit për hallet e tyre, drejtuesit e partisë dhe zyrtarët burokratë u kthenin shpinën, ishin ata që krijuan privilegje për vete, që merrnin edhe ryshfete në shkëmbim të zgjidhjes së halleve. këta u shkëputën nga populli dhe baza e partisë, prandaj populli ka të drejtë të ndjehet i braktisur prej nesh. Në emër të partisë, ju kërkoj falje shqiptarëve që janë gjendur përballë mospërfilljes…

Kongresi i PD, si Kongresi i PPSH-së i 12 qershorit 1991 

– Në Kongresin e PPSH-së në 12 qershor 1991, askush nga udhëheqësit komunistë nuk njohu gabimet individuale, por në emër të kupolës u bë vetëm një autokritikë dhe ndjesë kolektive formale, prej kreut të saj Ramiz Alia.

– Në kongresin e PD në 27 shtator 2014, askush nga udhëheqësit demokratë nuk njohu gabimet individuale, por në emër të kupolës, u bë vetëm një autokritikë dhe ndjesë kolektive formale, prej kreut të saj Lulzim Basha

– Kupola e PPSH, nëpërmjet kongresit të 12 qershorit 1991, nxori nga loja politike disa figura kukulla, sa për të qetësuar shqiptarët dhe për të vijuar kontrollin mbi partinë.

– Kupola e PD, nëpërmjet kongresit të 27 shtatorit 2014, nxori nga loja disa figura sa për të qetësuar demokraçë dhe shqiptarët e mashtruar e të tallur në 8 vjet pushtet dhe për të vijuar kontrollin e drejtimit të PD.

– Në kongresin e 12 qershorit 1991, kupola e PPSH nuk dënoi asnjë nga krimet e bëra gjatë pushtetit të saj.

– Në kongresin e 27 shtatorit 2014, kupola e PD nuk dënoi asnjë nga ministrat e korruptuar në financa e trafiqe dhe nuk u distancua nga krimet deri njerëzore, të bëra gjatë pushtetit të saj.

– PPSH në prag të rënies nga pushteti dhe pas ndryshimit të emrit në PS, zgjodhi përsëri në krye ish-militantët e saj komunistë, ish-drejtorët dhe ish-kryetarët e kooperativave në krye të degëve të PS në rrethe.

– PD, pas rënies nga pushteti, zgjodhi në krye të degëve të në rrethe militantët, ish-drejtorët, doganierët, ish-kryepolicë, ish-deputetë të viteve 1992-1996, po kështu në këshillin kombëtar, kandidoi gjithë “gardën” e vjetër politike e familjare dhe skalionin e inkriminuar të 24 viteve të PD.

– Kongresi i PPSH i 12 qershorit 1991, u zhvillua me lista delegatësh të parapërgatitura nga rrethet, të instruktuar për të votuar listën e paracaktuar të udhëheqësve të PS

– Kongresi i PD i 27 shtatorit 2014, u zhvillua me lista delegatësh të parapërgatitura nga rrethet, të instruktuar për të votuar listën e paracaktuar të udhëheqësve të kupolës së PD.

– Kongresi i PPSH 12 qershorit 1991, nuk u distancua nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, por deklaroi vendosmërinë për vazhdimësinë në rrugën e tyre të lavdishme.

– Kongresi i PD i 27 shtatorit 2014, nuk u distancua nga Sali Berisha, por deklaroi vendosmërinë për vazhdimësinë në rrugën dhe veprën e tij demokratike e atdhetare.

Krahasim shifrash

– PPSH i bënte kongreset me 543 delegatë

– PD e bënte me 547 delegatë

– PPSH e bëri kongresin e 12 qershorit 1991 me 2400 delegatë

– PD e bëri kongresin i 27 shtatorit 2014 me 7500 delegatë

– PPSH deklaroi në kongresin e 12 qershorit 1991, se kishte 100 mijë anëtarë

– PD deklaroi në kongresin i 27 shtatorit 2014, se ka 101 mijë anëtarë

Ngjashmëri qëndrimesh

– PPSH në gjendje krize morale e strukturash politike, më 12 qershor 1991 zhvilloi kongres tip “mitingu” me militantë komunistë

– PD në gjendje krize morale e strukturash politike zhvilloi kongres tip mitingu me militantë demokratë

– PPSH demonstroi në kongresin e 12 qershorit 1991, vetëm ovacione e duartrokitje për Enver Hoxhën dhe fjalime për arritjet madhështore që kishte arritur Shqipëria nën udhëheqjen e Hoxhës dhe PPSH.

– PD demonstroi në kongresin e 27 shtatorit 2014, vetëm ovacione e duartrokitje për Sali Berishën dhe fjalime për arritjet madhështore që kishte arritur Shqipëria në udhëheqjen e Berishës dhe PD.

– PPSH në kongresin e 12 qershorit 1991, kishte vendosur përsëri në vendet e nderit, ata që kishin zhytur në varfëri popullin, që kishin shkatërruar ekonominë kombëtare, që kishin krijuar parajsë për vete me privilegje prej pushtetit, që kishin bërë krime.

– PD në kongresin e 27 shtatorit 2014, kishte vendosur përsëri në vendet e nderit, ata që kanë zhytur në varfëri popullin, që kanë shkatërruar ekonominë kombëtare, që kanë krijuar parajsë për vete me privilegje prej pushtetit, që kanë bërë krime e korrupsion

 Përparim HALILI

Ja 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së

 Partia Demokratike ka publikuar dje në mbrëmje listat me 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Mësohet se mes emrave të zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD-së, është dhe Petraq Milo, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, ndërsa nuk mungon dhe kreu i Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko. Po kështu, në listat e PD-së janë dy këshilltarë të presidentit Bujar Nishani, Ylli Asllani dhe Gjergj Lezhja. Ndërkohë, në listë spikat dhe emri i dhëndrit të ish-kreu të PD-së, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi si dhe drejtuesja e grevës së të larguarve nga puna, Nertila Qafzezi… Anëtarët e rinj që i bashkohen Këshillit Kombëtar të PD-së, dolën pas votimeve të zhvilluara me 27-28 shtator në Pallatin e Kongreseve nga 7500 delegatët demokratë nga i gjithë vendi, të cilët mes 285 kandidatëve votuan për 150. Ndërsa ky forum do të konstituohet brenda dy javësh, ndërkohë që në votime morën pjesë 70% e delegatëve.

LISTA
Adrian Trebicka
Adriana Gjonaj
Agest Kopellaj
Agim Parllaku
Agron Kuliçi
Agron Musaraj
Akil Kraja
Alban Male
Albana Cenollari
Albana Myftari
Albert Avduli
Alfred Rrushaj
Alfred Spahiu
Alisa Braho
Alma Marku
Anita Gumeni
Anton Koka
Arben Ibroja
Arben Qirjako
Arben Sefgjini
Arber Hasanaj
Ardian Isufi
Arenca Trashani
Armand Teliti
Arqile Goreja
Asllan Dogjani
Avenir Peka
Bardh Islamaj
Bardh Spahia
Bashkim Shehu
Belind Këlliçi
Besa Petriti
Besar Gazidede
Besnik Aliaj
Besnik Fuçia
Bislim Ahmetaj
Bledi Kasmi
Bujar Vukaj
Bujar Brovina
Dardana Boletini
Dashamir Aliko
Dashnor Sula
Dhurata Çupi
Dorian Teliti
Edi Lesi
Edith Harxhi
Edmond Palushi
Edvin Kulluri
Elisa Gjepali
Elvana Hana
Endri Hasa
Endri Kokoshi
Eneida Guria
Eneo Zguri
Eni Kasmi
Enkelejd Alibeaj
Enkelejda Sallaku
Enno Bozdo
Erion Sula
Eris Hoxha
Erla Mehilli
Ermal Mamaqi
Ervin Minarolli
Ervin Salianji
Estela Gostivari
Etion Kapedani
Fabjan Topollaji
Fabjola Bregu
Fatbardh Kadilli
Ferdinand Xhaferi
Fisnik Kruja
Flamur Gjymishka
Florian Pustina
Florian Xhuti
Gazmend Dibra
Gazmend Koduzi
Gent Minarolli
Genti Malko
Gjergj Lezhja
Gjok Uldedaj
Gjok Vuksani
Glori Husi
Greta Deljani
Greta Koçi
Grida Duma
Grigels Muçollari
Halit Shamata
Haris Vongli
Hasan Metuku
Hekuran Hoxhalli
Ilir Dervishi
Ina Haxhia
Ina Vorfi
Ina Xhani
Ina Zhupa
Irena Progni
Isuf Çela
Ivi Kaso
Jakup Beqiri
Jamarbër Malltezi
Jemin Gjana
Juela Meçani
Julian Deda
Kastriot Sulka
Kiri Hajdari
Klodiana Shala
Kreshnik Çollaku
Lajla Përnaska
Laura Vorpsi
Lediana Fratari
Ledina Aliolli
Lefter Maliqi
Leonard Olli
Lindita Dedegjoni
Llesh Kola
Meri Poni
Merlinda Hoço
Mimoza Hajdarmataj
Mirela Tabaku
Mirgen Lata
Murat Basha
Nertila Qafzezi
Nevila Bami
Nevila Xhindi
Nezir Haldeda
Njazi Kosovrasti
Olgerta Shkurti
Oriela Nebijaj
Osman Metalla
Pal Dajçi
Paulina Hoti
Petraq Milo
Reila Bozdo
Roland Kërçuku
Salih Tagani
Shkëlqim Berisha
Shpëtim Saraci
Silvi Bardhi
Taulant Zeneli
Teuta Starova
Valbona Mezini
Vali Vorpsi
Vath Tabaku
Viktor Bella
Xhevdet Mehmeti
Ylber Vata
Ylli Asllani
Zana Guxholli
Zef Hila
Zheni Gjergji

10 më të votuarit

1-Silvi Bardhi

2-Gjokë Uldedaj

3-Grida Duma

4-Jamarbër Malltezi

5-Gjergj Lezhja

6-Kreshnik Çollaku

7-Kir Hajdari

8-Mirgen Lata

9-Petraq Milo

10-Gazmend Dibra