Kryesia e re e PD-së, merr vendimet për protestat e ardhshme

504
Sigal

Kryesia e re e PD-së ka përcaktuar strategjinë e re politike  për të udhëhequr protestat. Dje, nënkryetari i PD-së Edi Paloka pohoi se çdo deputet dhe anëtar Kryesie të shpërndahen nëpër zona për sensibilizimin e qytetarëve për protestën e madhe me datën 16 shkurt. “Çdo deputet dhe anëtar Kryesie të shpërndahen nëpër zona për sensibilizimin e qytetarëve për protestën e 16 shkurtit. Protestat vijnë nga pakënaqësitë e qytetarëve.”– u shpreh Paloka. PD-ja ka deleguar deputetet në zona për prostetën në zbatim të vendimit të kryesisë. Një anëtar kryesie, një deputet në çdo zonë. Aldo Bumçi, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Grida Duma, Jorida Tabaku janë përcaktuar në Tiranë për të organizuar protestën. Enkelejd Alibeaj është deleguar në Fier, ndërsa Flamur Noka është deleguar në Shkodër për organizimin e protestës.