Ndryshimet kushtetuese, Berisha: Akt banditesk, s’jemi në dijeni

429
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur akt banidtesk futjen në kalendar ligjin për ndryshimet kushtetuese pa dijeninë e opozitës. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ky është një krim i shëmtuar, që tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë me Parlamentin vrasësit, kusarët e shtetit.
“Parlamenti i vrasësve, trafikanteve, hajnave, përdhunuesve, me se fundi falsifikon kalendarin e tij!
Të dashur miq, në një akt banditesk të pashembullt në historinë 25 vjeçare të Parlamentit pluralist shqiptar, por ndofta dhe në historinë parlamentare botërore, Parlamenti i vrasësve, përdhunuesve, trafikantëve, kusarëve të shtetit, falsifikoi dje me urdhër të Edvin Kristaq Ramës kalendarin e punimeve te tij.
Kështu, “madam Lokomotiva” futi në kalendar, me urdhër të neo-bllokmenit Edi Rama, pa diskutuar në Byronë e Parlamentit, ligjin për ndryshimet kushtetuese sikur gjoja kjo ishte miratuar me konsensus. Ndërkohë që në materialin e shpërndarë Byrosë para mbledhjes, nuk thuhej asnjë fjalë për këtë ligj.
Ky është një krim i shëmtuar që tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë me parlamentin vrasësit, kusarët e shtetit, trafikantet dhe përdhunuesit dhe pengmarrësit në Parlament. Ky është një akt që tregon fytyrën e vërtetë të Edvin Kristaq Ramës, i cili duhet të marre përgjigjen e merituar! sb”, shkruan ish-kryeminstri.
Sigal