Monika Kryemadhi sonte te ‘5 pyetje nga Babaramo’: “Sinqeriteti im sonte do të jetë maksimal”

266
Zv/Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka njoftuar të gjithë ndjekësit e saj në facebook se sonte është e ftuar te “5 pyetje nga Babaramo, ku pas zgjedhjes si zv/kryetare në Konventën Kombëtare të LSI-së, do diskutojë rreth situatës politike ne vend dhe të ardhmen e LSI-së.

“Sa shumë kam për të thënë, sa shumë gjëra ndjej që duhet t’i them, por a mundesh që në 1 orë të thuash atë që ndjen? 

A është e mundur që në një orë një politikan apo edhe një njeri i thjeshtë të thotë atë që ndjen?

Ju jap fjalën që sinqeriteti im sot do të jetë maksimal! 

Shihemi te “5 Pyetje nga Babaramo” sot në darkë, në orën 8 e 55. “, shkruan Kryemadhi në facebook.