Monika Kryemadhi në VOA/ Rama ka kapur institucionet duhet pakt kombëtar mes partive politike

138

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e Zërit të Amerikës, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka kapur institucionet, ndërsa shtoi nevojën e një pakti kombëtar mes partive politike në vend.

Ajo insistoi në idenë se Rama ka kapur reformën në drejtësi dhe tha se dosjet e përfolura nga opozita dëshmojnë se Rama ka vjedhur votat më 2017.

“Janë përdorur paratë e krimit të organizuar  për të vjedhur votat. Dosja 339 flet për vjedhje votash dhe nuk ka asnjë që të ketë shkuar para gjykatës. Djegia e mandateve është bërë për shkak të situatës politike, pasi Rama ka kapur sistemin e drejtësisë. Rama e ka kapur reformën në drejtësi, të cilën edhe LSI e ka mbështetur. Nën emrin e të ashtuquajturës reformë, kryeministri ka kapur pushtetet, Rama ia ka hequr të drejtën shqiptarëve të kenë institucione të padrejta. Partitë duhet të flasin për një pakt kombëtar për të shkuar më tej në hapat për në BE”, u shpreh Kryemadhi.