Mogherini në Tiranë, tani në takim me presidentin Meta

532
Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini, e cila ndodhet prej mbrëmjes së të martës në Tiranë, nisi paraditen e sotme takimet me krerët e shtetit dhe politikës, ku do t’u dorëzojë progres-raportin.
Ora 09:30 Takimet e Mogherinit nisën me Presidentin Ilir Meta. Ajo shoqërohet nga ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin. 
Axhenda me pas 
Do të vijojë me kryeministrin Edi Rama në 10:15, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në 12:00 në Delegacionin e BE-së. 
Zëvendës Presidentja Mogherini do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama nga ora 11:15-11:45 në Kryeministri.
Vizita e Federica Mogherinit në Shqipëri vjen si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 prill. 
Të martën, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa po vazhdohet puna me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën. 
Përfaqësuesja e lartë e BE, Federika Mogherini tha se vazhdimi i reformave aktuale duhet të vazhdojë në të gjitha vendet dhe fushat.
Sigal