Lubonja: Misioni i Bashës dhe Alibeaj ishte të punonin për një projekt me regji të Ramës

Analisti Fatos Lubonja është shprehur se misioni i Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt ishte të punonin për një projekt me regji të Edi Ramës. Komentet Lubonja i bëri në një intervistë në media , ku foli për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Lubonja tha se drejtësia është kapur totalisht nga kryeministri Edi Rama, duke shtuar se me të gjitha skandalet që janë raportuar, nuk është hapur asnjë hetim nga ana e Prokurorisë.Misioni i Alibeajt ka nisur me Lulzim Bashën. Misioni i tyre ishte të punonin për atë project, që kishte regjinë e Edi Ramës. Këtu ka pabarazi të jashtëzakonshme dhe punohet për një grusht oligarkësh. Po bën politika të majta Sali Berisha këtu tek ne.Tani një reformë në drejtësi pas kaq vitesh nuk mund të mos jetë një tregues. Sot drejtësia është kapur vetë nga Rama dhe me gjithë këto skandale që po ndodhin, Prokuroria nuk hap këtu asnjë hetim’, -tha Lubonja.

Gjithashtu analisti Lubonja u ndal edhe tek koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, për të cilin tha se nëse në Shqipëri do të kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme, atëherë rezultatet do të ishin ndryshe dhe më pozitive.

NOA