Tensionohet situata në Kuvend, Rama fyen deputetët e PD

403
Një seancë e tensionuar parlamentare e sotmja mes mazhorancës dhe opozitës, pasi Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka përmendur deputetin e PD Flamur Noka dhe Partinë Demokratike në lidhje me pajisjen e përgjimit. Kreu i Qeverisë iu drejtua me ironi deputetit Noka dhe fyeu opozitën duke e quajtur “një tufë”. Kjo ka bërë që deputeti demokrat të ngrihej në këmbë dhe t’i afrohej Ramës tek foltorja ku po fliste. Menjëherë u mblodhën punonjësit e Gardës duke rrethuar Kryeministrin. Nga ana tjetër, Rama është dëgjuar t’u drejtohet gardistëve: “O çuna, uluni”. Por, deputeti Noka ka vazhduar protestën e tij në këmbë para foltores duke kërkuar mbledhjen e Byrosë Kombëtare dhe përsëritja e ironisë nga ana e Kryeministrit ndezi më shumë gjakrat. Në këtë moment, të gjithë deputetët e PD u ngritën në këmbë, gjë që e detyroi drejtuesen e seancës Valentina Leskaj të ndërpriste përkohësisht punimet e Kuvendit.
Sigal