Ministria e Transporteve: “Rama ka mashtruar për të ashtuquajturën “çështje e reklamave”, të kërkojë falje

55

 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, lidhur me çështjen e reklamave, për të cilën PS-ja kishte bërë padi penale, ka vendosur që të mos fillojnë hetimet, pasi ka gjykuar se, Ministria e Transportit ka vepruar konform ligjit “Për shpronësim dhe marrje në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik”. Nisur nga ky fakt, ra reaguar menjëherë ministria e Transporteve, e cila, me anën e një deklarate publike, duke theksuar rëndësinë e vendimit të prokurorisë të Tiranës, fron Edi Ramën, që të kërkojë falje publike, si një detyrim ndaj qytetarëve. Në deklaratën e Ministrisë së Transporteve thuhet: “Sapo u njoftuam që Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka rrëzuar pretendimet e Partisë Socialiste, për shkelje e ligjit në të ashtuquajturën çështja  e reklamave, dhe ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Nisur nga kjo, rikonfirmojmë faktin që Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka zbatuar vetëm ligjin  “ Për shpronësim dhe marrje në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik”, i cili përcakton si detyrim publikimin  e njoftimeve për shpronësim në dy gazeta. Përfundimisht, të gjitha deklaratat e Partisë Socialiste janë spekulime pa baza, ndaj e ftojmë z.Rama që si detyrim ndaj qytetareve dhe jo ndaj ministrisë, të kërkojë ndjesë publike”.