Ministria e Brendshme: Koha e të fortëve të veshur me pushtet ka vdekur

414
Ministria e Brendshme i është përgjigjur me një deklaratë akuzave të Partisë Demokratike mbi ministrin Sajmir Tahiri. Ministria e Brendshme thekson se koha e të fortëve të veshur me pushtet apo e të paprekshmëve për shkak të lidhjeve me pushtetin, ka vdekur bashkë me pushtetin e korruptuar të Sali Berishës. “Nuk ka mbetur asgjë tjetër përveçse ta falenderojmë Partinë Demokratike që me konferencat e saj të përditshme për të përbaltur sukseset e Policisë së Shtetit, në fakt i bën jehonë këtyre sukseseve që po shënojnë një kthesë historike në rrugën e ndërtimit të shtetit modern europian shqiptar. Falenderimet tona janë edhe më të veçanta, kur PD i bën jehonë goditjeve me zero tolerancë ndaj çdokujt që nën kostumin e pushtetit të maxhorancës apo i lidhur në cilëndo mënyrë me përfaqësuesit politik të maxhorancës, goditet me forcën e ligjit për shkeljen e ligjit. Kjo është koha e Rilindjes së besimit të shqiptarëve tek Shqipëria dhe shteti europian i shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.
Sigal