Zgjedhjet në Dibër, Tabaku: Policia presion ndaj qytetarëve, Prokuroria të reagojë

448
Sigal

Deputetja e Partisë Demokratike
Jorida Tabaku deklaroi se policia ka ushtruar presion ndaj qytetarëve, ndërsa
kërkoj edhe reagimin e Prokurorisë rreth rasteve të denoncuara nga PD. Veç
kësaj, Tabaku tha se opozita po pret rezultatin dhe fitoren e Sherefedin
Shehut. “Janë evidentuar 17 raste të fotografuara. Qindra raste të tjera janë
denoncuar në lidhje me shitblerjen e votës. Policia, e cila ka qenë në krah të
mbrojtjes për kriminelët që kanë qenë në mbështetje të kandidatit të
mazhorancës, kanë ushtruar presion ndaj qytetarëve. Prokuroria të bëjë publike
presionet që kanë pasur qytetarët. Opozita e bashkuar në mbështetje edhe nga
qytetarët e Dibrës sot tregoi se asnjë kriminel, asnjë thes me miell nuk mund
ta cenojnë votën e qytetarëve të Dibrës. Ne sot me qytetari votuam,
identifikuam rastet dhe me qetësi dhe mature po presim rezultatet dhe fitoren e
Sherefedin Shehut. Të gjitha të dhënat që ne kemi marrë sot na tregojnë se në
të gjitha qendrat e votimit është votuar bindshëm Sherefedin Shehu”, u shpreh
Tabaku.