Ministri Olldashi përgënjeshtron PS-në: Ja sa kilometra rrugë kemi bërë, sipas çdo Qarku

433
Sigal

Ministri i Transportit, Sokol Olldashi publikoi dje të gjitha të dhënat e ndërtimit të rrugëve, sipas qarqeve, gjatë periudhës 2005-2013, për të ballafaquar të dhënat e vërteta nga shifrat që jep PS-ja, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt akuzave të kandidatit për deputet të PS-së, Artan Lame, i cili një natë më parë, në debatin me ministrin Olldashi, në një emision televiziv, u mundua të përgënjeshtrojë të dhënat e publikuara nga ministria e Transporteve. Ministri Olldashi shkruan: “Socialistët kanë tre muaj që u thonë shqiptarëve që Partia Demokratike ka bërë gjithsej vetëm 1500 km rrugë. Vetëm Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka ndërtuar 1529 km”. Më poshtë keni tabelat për çdo qark. Qarku i Vlorës, 99,5 km rrugë e ndërtuar me vlerë 2,8 miliardë lekë. Qarku i Shkodrës, 229,95 km me vlerë 7, 43 miliardë lekë. Qarku i Kukësit, 129,4 km rrugë me vlerë 5,9 miliardë lekë. Qarku i Korçë2s, 129,4 km me vlerë 1,61 miliardë lekë. Qarku i Elbasanit, 160.04 km me vlerë 2,92 miliardë lekë. Qarku i Dibrës, 126 km me vlerë  3,6 miliardë lekë. Qarku i Beratit, 103,04 km me vlerë 2,32 miliardë lekë. Qarku i Tiranës, 129,38 km me vlerë 5,92 miliardë lekë. Qarku i Durrësit, 94, 35 km  2,57 miliardë lekë. Qarku i Fierit, 158,19 km me vlerë 4,63 miliardë lekë. Qarku i Gjirokastrës, 81,09 km me vlerë 1,30 miliardë lekë.