Ministri Blendi Klosi/ Asambleja e UNTWO në Rusi: Shqipëria destinacioni me më shumë të ardhme në tregun turistik evropian

409
Sigal

Ministri Klosi në Rusi: Shqipëria, destinacioni me më shumë të ardhme në tregun turistik evropian

Nga sesioni i 23-të i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit (UNTWO), në Shën Petersburg, ku Shqipëria ishte për herë të parë pjesë e podiumit drejtues të Asamblesë, ministri Klosi vlerësoi rëndësinë e të qenit pjesë e kësaj organizate si dhe rolin e tij në pozicionin e zv. presidentit të Asamblesë, si përfaqësues i shteteve evropiane. “Po ashtu është shumë e rëndësishme për të theksuar që Shqipëria tashmë konsiderohet një destinacion i ri turistik, një destinacion me shumë të ardhme, por që ka nevojë të diskutojë për disa problematika. Dhe në këtë asamble u diskutuan problematika që shqetësojnë turizmin evropian, rajonal dhe Shqipërinë po ashtu, problematika që kanë të bëjnë me etikën e turizmit, me politikat që ndiqen për turizmin, por në radhë të parë me politikat që kanë të bëjnë me rëndësinë që ka turizmi për punësimin e më shumë njerëzve”, tha ministri Klosi nga Shën Petersburg.