Miliona lekë të vjedhura nga tenderat, Prokuroria kërkon pranga për 11 zyrtarë

504
Sigal

Organi i akuzës:Abuzimet në vitet 2011-2013 Penalizohen drejtorë institucionesh e funksionarë të lartë

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar arrestimin e 11 zyrtarëve, të gjithë ish-drejtues ndërmarrjesh nacionale, duke i akuzuar ata për vjedhje në bashkëpunim të miliona dollarëve kryesisht me tendera. Sipas hetuesve bëhet fjalë për abuzime me paratë e Buxhetit Shtetit dhe donatorëve si Banka Botërore, BEI, BERZH-et, në periudhat 2011 deri 2013. Burime nga organi  akuzës thanë  se, “vjedhja u është vërtetuar pas hetimeve dhe kopsitjes së dosjeve afro 11 ish-drejtorëve të ndërmarrjeve kryesore të qarkut Durrës, ndaj tyre institucioni Prokurorisë ka vendosur  marrjen të pandehur, dosjet janë duke u mbyllur pas relacioneve të kontrollit të ardhur edhe nga KLSH”. Tenderat e rrugëve, shkollave, linjave të KESH-it, blerjeve të pajisjeve, rikonstruksioneve të objekteve, janë përdorur për të bashkëpunuar me firma fantazmë, të paregjistruara në Degën e Tatim-Taksave, duke vjedhur paratë dhe fondet. Hetuesit gjatë hetimeve kanë ballafaquar fakte të dala nga deponimet e ish-krerëve të Doganës, Tatimeve, ish-drejtuesit e ndërmarrjeve nacionale, duke zbuluar rrjetin sistematik të vjedhjeve. Abuzimi kishte nisur qysh nga miratimi pa konkurrencë i fituesve në tendera nga firma fantazmë të cilat  edhe sot nuk gjendet në regjistrat e zyrave tatimore dhe ka vazhduar deri në marsin e vitit 2013. Sipas burimit nga organi hetimor  “mbi  çdo hetim të kryer dhe rezultat kemi vënë në dijeni veç organit epror edhe ministrinë  e Financave, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Doganave, Ministrinë  e Transportit, dhe dikastereve të tjera të prekura nga vjedhja e fondeve”.  Vjedhja ka prekur edhe institucionet e pushtetit lokal si bashki dhe komuna. Sipas  hetuesve  mungesa  e dokumentacionit në dosjet e zyrave  urbanistike  të disa  bashkive dhe komunave, mungesa e fondit që duhej  të ishte mbledhur nga vjelja e 2 përqindshave nga firmat ndërtuese, si dhe favorizimi i firmave fantazmë edhe në tenderat e zhvilluara me paratë e shtetit, ka krijuar premisa të një vjedhje pa kufi nga ish-drejtuesit e tyre. Burimi hetimor  tha se, “ne do të kërkojmë arrestimin e 11 zyrtarëve  të cilët duhet të përgjigjen për vjedhje në bashkëpunim, falsifikim të dokumentacionit, zhdukje të tij, duke mbyllur kështu hetimet ndaj tyre dhe dërgimin në Gjykatën e Durrësit të dosjeve të tyre para datës 1 shtatorit 2014”.  Vjedhja përfshin veç ndërmarrjeve nacionale edhe disa prej tyre që varen nga Bashkia e Durrësit dhe që prej 8 muajsh janë bërë objekt i hetimeve nga organi akuzës në qytetin bregdetar.

Tenderat e rrugëve, shkollave, linjave të KESH-it, blerjeve të pajisjeve, rikonstruksioneve të objekteve, janë përdorur për të bashkëpunuar me firma fantazmë, të paregjistruara në Degën e Tatim-Taksave, duke vjedhur paratë dhe fondet. Ne do të kërkojmë arrestimin e 11 zyrtarëve, të cilët duhet  të përgjigjen për vjedhje në bashkëpunim, falsifikim të dokumentacionit, zhdukje të tij, duke mbyllur kështu hetimet ndaj tyre dhe dërgimin në Gjykatën e Durrësit të dosjeve të tyre para datës 1 shtatorit 2014”