Zgjedhorja/ Kryemadhi: Rama do bënte gafën e jetës nëse nuk miraton marrëveshjen që firmosi me ndërkombëtarët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke folur zhvillimet e fundit politike në vend, nuk la pa komentuar edhe deklaratën e Ramës se do 800 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme duke e quajtur një ëndërr të tij, ndërkohë që në zgjedhjet moniste sipas saj 350 mijë socialistë nuk i shkuan të votojnë

Rama e ka shumë të vështirë të përballet me ekspertët, sidomos brenda PS-së.Vërtetë mendoni që Rama do lista të hapura? Këtë e bën për të ç’orientuar opozitën por nuk do ia arrijë.

Sigal

Duke pasur parasysh nga 15 kushte që ka Shqipëria sot, ju kujtoj që në vitin 2016 kur LSI kishte Ministrinë e Integrimit, Shqipëria kishte vetëm një kusht.

Dhe mos harrojmë që 14 kushtet e tjera sot janë të lidhura me qeverinë.

Opozita do të zbatojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese, që i mungon për tre vite Shqipërisë dhe që nuk ka bërë vaki në asnjë vend të botës.

Ju vërtetë mendoni që Rama është për listat e  hapura.

Nëse ju do ti besoni demagogjisë së Ramës mjafton të lexoni deklaratat e OSBE që sistemi zgjedhor nuk ndryshon një vit para zgjedhjeve.

Edhe sikur Rama të bëjë gafën e jetës të mos e votojë.

Çdo deklaratë e Ramës është vetëm një provokim ndaj ndërmjetësuesve të kësaj marrëveshje, të këtyre rregullave të lojës.

Dhe dua të kujtoj  që në dakordësinë e 5 qershorit, nuk pati konsensus për ndryshimin e sistemit dh hapjen e listave.

Absolutisht nuk kam kundërstim për listat e hapura.

Rama po të bëjë lista të hapura brenda PS do ta ketë të pamundur të zgjedhë sejmenët, por e bën këtë lojë për të dëmotivuar çdo individ që kërkon të garojë jashtë partive.’