Meta priti Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

65
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin biseduan rreth bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivel vendor si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon. Meta shprehu mbështetjen e tij për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivel vendor, duke u ndalur tek rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Prishtinës. Në përfundim, Kryetari i Kuvendit  Meta u shpreh se Shqipëria mbështet progresin social dhe ekonomik, si dhe forcimin e jetës institucionale e demokratike të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e një klime sa më bashkëpunuese e konstruktive politike në interes të mirëqenies së qytetarëve dhe të integrimit euro-atlantik të vendit.