FOTO/ Kryemadhi mbërrin te Teatri Kombëtar, takim me artistët e ngujuar prej dy ditësh në mbrojtje të godinës

344
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka mbërritur këtë mbrëmje te Teatri Kombëtar, ku janë ngujuar një pjesë e artistëve në mbrojtje të godinës, pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për shembjen e saj.

Siç shihet edhe në foto, Kryemadhi po zhvillon takime me artistët, duke iu shprehur mbështetjen e saj dhe të partisë në kauzën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Kryemadhi shoqërohet nga disa anëtarë të partisë së saj, si ish-ministri Edmond Panariti, ish-deputeti Endrit Braimllari, etj. Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar në mbështetje të artistëve ishte edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha, dhe disa eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike.