Meta pret ambasadorin Eidintas: Vlerësojmë mbështetjen e Lituanisë në integrimin në BE

439
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Lituanisë në Shqipëri, Rezident në Athinë, z. Alfonsas Eidintas me të cilin biseduan mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh. 
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Lituanisë duke vënë në dukje se Shqipëria mund të përfitojë edhe më tepër nga eksperienca e Lituanisë dhe vendeve të tjera baltike.
Në këtë kuadër u vlerësua mbështetja e Lituanisë ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe u ra dakord për intensifikimin e kontakteve dhe bashkëpunimit ndërparlamentar, si përmes grupeve reciproke të miqësisë, ashtu edhe përmes komisioneve parlamentare. 
Ambasadori i Lituanisë z. Alfonsas Eidintas vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe nënvizoi se Lituania mbështet avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 
Në përfundim Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Eidintas biseduan mbi mundësitë e përmirësimit të bilancit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, duke vënë në dukje veçanërisht potencialet në fushat e bujqësisë dhe turizmit.
Sigal