Meta-Pagano: Forcim dhe promovim të bashkëpunimit Parlament-Bankë Botërore

524
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti në një takim Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore, z. Patrizio Pagano.
Pasi i uroi z. Pagano dhe delegacionit që e shoqëron atë mirëseardhjen, z. Meta shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin e deritanishëm të Parlamentit dhe Bankës Botërore, veçanërisht në kontekstin e konsultimeve në sektorin e energjisë dhe sektorin financiar. 
Kryetari i Kuvendit nënvizoi forcimin dhe promovimin e e bashkëpunimit ndërmjet parlamentit dhe Bankës Botërore dhe rritja në fushat e ekonomisë për të përballuar sa më mirë sfidat e reja në fushën e ekonomisë, shkëmbimit tregtar, energjisë, telekomunikacionit, transportit dhe infrastrukturës, arsimit, kulturës, shëndetësisë, turizmit, mjedisit, etj.
Nga ana e tij, z. Pagano e vuri theksin te diagnostifikimi sistematik i vendit, që do të informojë çdo partneritet të ri të vendit dhe do të identifikojë sfidat më të rëndësishme.
Gjatë bashkëbisedimit, z. Meta e njohu z. Pagano edhe me mbështetjen që po i jepet bujqësisë dhe rëndësisë që ka ky sektor me resurse të mëdha për vendin.
Sigal