Meta: LSI është forca politike që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptar

70
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim në Bërzhitë me banorë të njësive administrative të Kërrabës, Bërzhitës, Petrelës, Baldushkut dhe Farkës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëkohësisht kandidat për deputet i LSI-së në qarkun e Tiranës, Endrit Braimllari, simpatizantë, etj.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta vlerësoi rolin e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, duke e cilësuar atë si një forcë politike që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptarë si edhe një mbështetëse e fortë e rinisë.

“Unë besoj se këtu bën një dallim të fortë LSI. Është një forcë politike me këmbë në tokë dhe që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptar. Dhe natyrisht është partia e rinisë”, – u shpreh z. Meta.