Meta: Kur i jepet shansi një gruaje, i jepet shans gjithë familjes

570
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka marrë pjesë në një takim me vajza dhe gra në Njësinë numër 7 në kryeqytet. Meta tha politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor, ndërsa sipas tij kur i jepet shansi një gruaje i jepet shans të gjithë familjes.
“LSI është e bindur se kur i jepet shansi një gruaje i jepet shans të gjithë familjes. Paqja sociale fillon te familja dhe pastaj në shoqëri dhe kudo. Politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor, që ka të bëjë me kulturën e tyre. Kultura që ne duam është e një klase politike që punon me përgjegjësi. LSI synon të mirën publike dhe vë disa prioritete mbi egon individuale apo partiake në interes të vendit.”- tha Ilir Meta.
Sigal