Mesazhi/ Donald Lu nga Rrësheni: Nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë

487
Këtë javë, Ambasadori Donald Lu hapi nga Rrësheni takimin e parë të Serisë së Bisedave të Ambasadës Amerikane me të rinjtë. Ambasadori u takua me nxënës të shkollës së mesme, foli mbi punën që Ambasada kryen në Shqipëri, si dhe bashkëbisedoi për të ardhmen, shpresat dhe sfidat e tyre.
Si një leksion demokracie, Ambasadori Lu iu tha të rinjve të Rrëshenit se nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë.
“Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia…

Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju. Ne mirëpresim ditën kur ju do të jeni udhëheqësit e Shqipërisë”, tha Lu.
Sigal