Mërtiri: Rama po bën teatër të shëmtuar. Duam shtet si Kosova e Maqedonia

187

I ftuar në një studio telelvizive, për të komentuar situatën post-tërmet në vend, sociologu Ergys Mërtiri e ka quajtur sjelljen e kryeministrit Edi Rama, me daljet e tij të shpeshta në televizione,  si një teatër të shëmtuar. Sipas Mërtirit, në çdo vend ai do të ishte përbuzur.

Sa i përket prishjes së ndërtesave, që nisën sot në Durrës, dhe rrezikut se bashkë me to mund të prishen edhe prova hetimore, Mërtiri nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.

“Nuk është çudi! Gjithçka ndodh. Unë druaj se çudia zgjat 3 ditë. Kjo ka zgjatur 4. Është rutinë. Edhe kur përmbytemi, dalin, takojnë njerëz, puthin duar. Ndërkohë dëmshpërblime nuk ka. Nuk kam pse të besoj se këtë herë do të ndodhë ndryshe. Rama në mënyrë totalisht të paskrupullt del e thotë se do të jetë model në ringritjen e shtetit. Ne duam një vend normal, si Maqedonia, si Kosova ku forcat e emergjencës kanë kokore, doreza, qenë kërkimi. Kjo është që nuk ke shtet. Paratë janë, nuk kemi asgjë. As kamera që të shohin njerëzit nën rrënoja.

Kush është drejtori i emergjencave civile? E keni parë në media. Ai është Edi Rama. Kryeministri nuk ka pse del në media. Le të japë mesazhin, të shprehë ngushëllimet  e të ngarkojë ekspertët. Kemi parë vetëm Ramën në media, ndërkohë në terren ka patur kaos. Në kulmin e tragjedisë ky arrin e fut në burg një aktiviste”, u shpreh Mërtiri.