Mediu në Dibër: Thuajini jo varfërisë, duke votuar të djathtën në këto zgjedhje

50
Kryerepublikani Fatmir Mediu është pritur në një takim elektoral në verilindje të vendit nga banorë të zonës së Maqellarës në Dibër. I shoqëruar nga kryetari aktual i Bashkisë së Dibrës i cili rikandidon për drejtimin e saj Ilir Krosi, zoti Mediu ka ftuar banorët e kësaj zone që me 21 qershor të tregojnë se nuk mund të lejojnë që t`u tjetërsohet vota. 
Zoti Mediu tha se pas pazareve politike të kësaj maxhorance ka një përpjekje të vazhdueshme për të blerë votën e shqiptarëve, por kjo nuk mund të tolerohet, pasi në këtë mënyrë shqiptarët shesin shpirtin e tyre të lirë.
“Ka tendencë të qartë të LSI edhe të PS ne te gjithë Shqipërinë për te na bere ne qenie qe shitemi dhe blihemi. Ata arritën te blejnë deputete, ata arritën te blejnë kryetare Bashkie. Njerëzit qe i kane votuar, i kane votuar ata për t`u shërbyer atyre dhe jo pazareve te pushtetit. Te dashur miq, opozita është prova e karakterit për secilin nga ne. Bandidët janë rikthyer prape për te blerë votat tona, për te intimiduar votuesit, janë bere kanceri qe po përpiqen ta përhapin ne te gjithë Shqipërinë për te blere votën tuaj, jetën tuaj, shpirtin tuaj, dinjitetin tuaj. Thuajini Jo varfërisë dhe Po punësimit, duke votuar të djathtën në këto zgjedhje”, tha Kryerepublikani. 
Më tej Mediu në takimet e tij elektorale apelon qytetarët që te votojnë numrin 13 për republikanet për këshillat bashkiake por ne mënyrë te pandashme te votohen edhe kandidatet e se djathtës ne këto zgjedhje.