‘Media nën kontrollin e qeverisë’/ Këlliçi: Rrjetet sociale, dritarja që të rinjtë kanë për të ngritur zërin

441
Sigal

“Aktivizimi Politik në Epokën e Mediave Sociale”

Kjo është tema e trajnimit, organizuar ditën e sotme nga Forumi Rinor i Partisë Demorkatike, dega Durrës.

“Mediat sociale janë kthyer tashmë në një mjet të rëndësishëm të komunikimit politik. Në një vend si ne, ku qeveria kontrollon pothuaj plotësisht median, rrjetet sociale janë dritarja dhe mundësia e vetme që të rinjtë kanë për të ngritur zërin dhe shpalosur idetë e tyre”, do të shprehej kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Trajnimi i organizuar nga FRPD Durrës me temë: “Aktivizimi Politik në Epokën e Mediave Sociale” ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme qe më dha mundësinë për të bashkëbiseduar me të rinj me vizion dhe me dëshirë për ndryshime progresive në shoqëri dhe një Shqipëri ku kryefjala janë të rinjtë.

Mediat sociale janë kthyer tashmë në një mjet të rëndësishëm të komunikimit politik. Në një vend si ne, ku qeveria kontrollon pothuaj plotësisht median, rrjetet sociale janë dritarja dhe mundësia e vetme që të rinjtë kanë për të ngritur zërin dhe shpalosur idetë e tyre. Shkëmbimi i ideve, mendimeve, eksperiencave, zhvillon kureshtjen si dhe nxit vetbesimin për të ndërmarrë iniciativa te reja me energji dhe kurajo për ndryshim. Rinia do e bëjë sërish realitet ndryshimin e shumëpritur për çdo qytetar shqiptar

Në trajnim, përveç Këlliçit merrte pjesë edhe ish deputeti dhe ish kryetari i FRPD, Gent Strazimiri.