Më shumë se 3 muaj në protestë, çfarë po ndodh tek “Astiri”. Deputeti tregon çdo të ndodhë më 16 shkurt

473
Sigal

Banorët e “Astirit” vijojnë protestat e tyre kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të cilat preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, ndërsa tashmë kanë kaluar më shumë se 3 muaj në rrugë.

Banorët të cilët kërkojnë tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100%, por anulim të plotë të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv.

Ata paralajmëruan Kryeministrin Edi Rama se nëse ai dhe autoritetet do të tentojnë të prekin pronën e tyre do të përballen me rezistencë të fortë. Më tej i bënë thirrje opozitës që të marrë frenat në dorë dhe të organizojë qytetarët kundër kësaj qeverie.

Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës, ndërsa deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se është hera e parë që një protestë zgjat kaq shumë dhe është e mbështetur nga të gjithë, ndërsa tha se sot nuk ka Prokurori.

Ai bëri thirrje që nga data 16 shkrut do të fillojë revolta do të fillojë, për të mos u ndalur deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, hodhi akuza ndaj Kryeministrit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se nuk duhet të kemi thirrje “Rama ik”, pasi ai duhet të shkojë në burg.