Kosovë/ Përfundon raundi i parë i votimit, Vjosa Osmani nuk zgjidhet presidente

209
Sigal

Ka përfunduar në këto moment raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Morën pjesë në votime 81 deputetë. Vjosa Osmani mori vetëm pro 69 vota, 12 vota të pavlefshme.

Do të kalohet në raundin e dytë. Dje, dy votime mbrëmjen e së shtunës dështuan.

Në sallë janë 84 deputetë, kuorumi i mjaftueshëm për të nisur seancën. Duhet që të marrin pjesë në votim të paktën 80 deputetë.

Një ditë më parë nuk u arrit kuorumi pasi 3 deputetë të LDK-së që ishin prezent në sallë nuk morën pjesë në votim.

Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para të votimit duhen 80 vota në kuti, ndërsa në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë sërish të paktën 80 deputetë.