Mbyllet pas dy orësh protesta e opozitës, Basha: Do vazhdojmë betejën tonë

539
Sigal

Pas afro 2 orësh është mbyllur protesta e opozitës e cila u shoqëruar edhe me disa incidente. Protestuesit u përplasen me kordonin e policisë tek Ministria e Brendshme, por janë tërhequr pas thirrjes së kryedemokratit Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij në selinë e PD para protestuesve, Basha ka njoftuar përmbylljen e protestës dhe tha se aksioni popullor do të vazhdojë kundër qeverisë së krimit.

“Populli dha sot mesazh të qartë qeverisë së krimit. Ne do vazhdojmë përpjekjet kundër qeverisë më anti-evropiane në botë. Sot shqiptarët folën dhe sot foli dhe Evropa. Nuk ka integrim me pushtetarët që mbrojnë të afërmit te tyre të kapur nga krimi. Për një jetë më të mirë, do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore”- tha Basha.