Marrëveshje bashkëpunimi 3-vjeçar mes Ministrisë së Bujqësisë dhe FAO për zhvillimin e agroturizmit

474
Sigal

Ministri Bledi Çuçi: Fushat prioritare janë rritja e të ardhurave në zonat rurale dhe mbështetja për fermerët e vegjël

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për 3 vitet e ardhshme. Programi me një kosto prej 4.5 milionë dollarësh synon të nxitë punësimin, investimet dhe të ardhurat në zonat rurale. Për të frenuar lëvizjet demografike nga zonat rurale drejt qyteteve, por edhe për të nxitur rritjen e të ardhurave të fermerëve, Ministria e Bujqësisë ka nënshkruar një marrëveshje me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara. Programi që parashikon një bashkëpunim deri në vitin 2021 ka një kosto prej 4.5 milionë dollarë. Bledi Çuçi: Fushat prioritare janë dy; rritja e të ardhurave në zonat rurale dhe mbështetja për fermerët e vegjël dhe fermat familjare. Fokusi do të jetë te përafrimi i legjislacionit të BE-së në kuadër të negociatave teknike për kapitullin 11. Përfaqësuesi i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë shprehet se programi ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale përmes investimeve. Raimund Jehle: Agroturizmi është i rëndësishëm për zhvillimin e vendit, pasi siguron 20% të të ardhurave. Nga një studim rezulton se 40% e fermerëve kanë 2-10 hektarë tokë, ndërsa të tjerët kanë më pak se dy hektarë. Programi ka për qëllim të nxitë punësimin në zonat rurale si dhe të adresojë disa sfida. Gjithashtu përmbytjet kanë ndikuar tek këta fermerë dhe shteti duhet të marrë masa për të lehtësuar dëmet. Ndër të tjera marrëveshja synon të forcojë shërbimin këshillimor për fermerët për të rritur aksesin në skemat mbështetëse të Bashkimit Evropian.

 Ministri Bujqësisë inspekton punimet në kanalet ujitëse të Lushnjes: Investimi të përfundojë brenda afatit, vonesat nuk tolerohen!

 

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi në Lushnjë inspektoi punimet për rehabilitimin e kanaleve vaditëse Murriz-Thanës-Krutje (V1 & V2), një investim ky i Bankës Botërore me vlerë rreth 3.4 milionë dollarë. Ai shoqërohej nga zv. Kryeministri, Erion Braçe dhe njëherazi deputeti i asaj zone. Gjatë bisedës me përfaqësues të kompanisë kineze që po kryen punimet dhe të firmës mbikëqyrëse, ministri Bledi Çuçi kërkoi që investimi të përfundojë në kohë, në mënyrë që fermerët e asaj zone të kenë ujë për të vaditur tokat e tyre gjatë verës. “Ka kaluar më shumë se gjysma e kohës sipas kontratës dhe është realizuar rreth 17% e punimeve. Ju duhet të shtoni kapacitetet me mjete dhe njerëz, si dhe të rishikoni grafikun e kryerjes së punimeve. Investimi duhet të përfundojë në muajin maj. Deri atëherë unë do të jem sërish këtu për të parë ecurinë e punës dhe nuk do të tolerohen vonesat”, u tha ministri Bledi Çuçi drejtuesve të punimeve në kantier.