Mali i Zi në NATO, Nishani: Do të mbështesim anëtarësimin e plotë

462
Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani ka uruar Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanović për ftesën e anëtarësimit në NATO. Presidenti Nishani shpreh mbështetjen e plotë të Shqipërisë deri në anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në Nato.
“Vendimi i sotëm i Këshillit të Atlantikut të Veriut për të ftuar Malin e Zi të bëhet pjesë e NATO-s është shprehje e besimit të plotë të Aleancës dhe Shqipërisë për përmbylljen me sukses të reformave të ndërmarra nga vendi juaj në këtë fazë të anëtarësimit. Shqipëria, si vend anëtare e NATO-s, e ka mbështetur fuqimisht anëtarësimin e vendit tuaj, e bindur se kjo do të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm për Aleancën, por që do t’i vlejë dhe konsolidimit të mëtejshëm të paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Jam i sigurt se, nën udhëheqjen Tuaj Mali i Zi do t’i mbyllë me brenda afatit të parashikuar negociatat e anëtarësimit në NATO, duke u bërë anëtarja e 29-të e kësaj Aleance. Duke ju përgëzuar përzemërsisht për marrjen e ftesës, Ju siguroj për mbështetjen e Shqipërisë deri në anëtarërimin e plotë të Malit të Zi në Aleancë.”
Sigal