Lulzim Basha uron Mitsotakis: Fitorja juaj, shembull i ndryshimit demokratike në Shqipëri

171

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Kyriakos Mitsotakis për fitoren e tij në zgjedhjet e përgjithshme të Greqisë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha uroi homologun e tij të qendrës së djathtë në Greqi për rezultatin e arritur në zgjedhje dhe shkruan se kjo fitore shërben si shembull i ndryshimit dhe vlerave demokratike në Shqipëri.

“Urime @kmitsotakis dhe @neademokratia për fitoren e tyre bindëse! Vota e sotme shënjon një fillim të ri për Greqinë dhe vendos një shembull frymëzues për ndryshim dhe triumfin e vlerave demokratike në Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit!”, shkruan Basha në Twitter.