Luan Rama: Vota e dy këshilltarëve nuk është e LSI, ne bojkotuam

520
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak dhe lajmit të Erjon Veliaj se propozimi i tij mori edhe votat e këshilltarëve të LSI, reagoi edhe nënkryetari i kësaj partie Luan Rama. Ai tha se vota e dy këshilltarëve nuk është votë e LSI. Një nga këshilltarët ishte këshilltar shëtitës. Dy këshilltarë të LSI-së, Agim Kraja dhe Genta Mezini, ishin prezent në mbledhje dhe votuan “pro” planit të bashkisë. Rama tha se vota e tyre nuk është votë e LSI-së. Ai tha se Agim Kraja nuk përfaqëson LSI-në, ndërsa shtoi: Atë tjetrën nuk e njoh. Vota jonë ishte largimi nga salla e mbledhjes. Ndërsa më herët, Rama në një deklaratë u shpreh se LSI nuk është pjesë e asnjë pazari ne lidhje me rritjen e çmimit te ujit te pijshëm në Tiranë. Ai tha se LSI është pjesë e shqetësimit qytetar dhe se ka dhjetëra mënyra për rritjen e të ardhurave të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë. “Ne do te kthehemi në mbledhje vetëm kur të bindemi që mbrohet dhe i shërbehet interesit qytetar. LSI nuk është pjesë e asnjë pazari! LSI është pjesë vetëm e shqetësimit qytetar! Është skandaloze që UKT nuk faturon dot më shumë se sa 30% të konsumimit të ujit. Ka një mijë mënyra se ku mund të rriten të ardhurat e kësaj ndërmarrjeje. Ne do jemi pjesë e reformimit të kësaj ndërmarrjeje”, deklaroi Luan Rama. Ai theksoi se LSI nuk do t’i braktisë qytetarët për asnjë lloj interesi.
Sigal