LSI sot bëhet me një deputet më shumë

46
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për ti dhënë e mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumë emërore të Partisë Lëvizja Socialistë për Integrim, në Qarkun e Lezhës,për plotësimin e vakancës së shkaktuar nga largimi i deputetit të PS-së Armando Prenga

Partia Socialiste nuk ka më përfaqësues në listën e saj në qarkun e Lezhës, ndaj mandati i kalon grupit parlamentar të LSI-së, duke e çuar në 19, numrin e deputetëve në Parlament të kësaj force politike

Mandati i kalon Petrit Gjonit.

Armando Prenga dorëzoi mandatin e deputetit më 27 shkurt 2017

Gjithashtu KQZ do të miratojë disa afate procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kavajë, që do të zhvillohen në datë 7 maj 2017.