LSI konfirmohet forca e parë politike në Skrapar dhe Delvinë

92
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) është konfirmuar forca e parë politike në dy bashki, Delvinë dhe Skrapar. Forca politike pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhje vendore kanë fituar në total 9 Bashki nga 15 ku garonte.
Sipas rezultateve të KZAZ në Skrapar, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë forca e parë politike me 4486 vota duke fituar 10 këshilltarë, Partia Socialiste 1519 vota fiton 3 këshilltarë, Partia Demokratike me 707 vota fiton 1 këshilltar dhe Partia Republikane me 413 vota merr 1 këshilltar. Po kështu në Delvinë, LSI ka fituar 4 Këshilltarë Bashkiakë kurse PS 3 këshilltarë, ndërsa PBDNJ 2. 
Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi dje, 9 nga 15 bashkitë ku ajo u përfaqësua me kandidatët e përzgjedhur prej saj dhe që kandiduan nën siglën e koalicionit të përbashkët, “ASHE”. Por pritet sipas burimeve një rezultat surprizë në numrin e votave që LSI do të marrë si subjekt politik dhe numrin e këshilltarëve.