KQZ, “Të vijojë numërimi për Këshillat bashkiak, të qëndrojnë jashtë qëndrave të pautorizuarit”

395
Ndërsa është drejt përmbylljes çertifikimi i zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka apeluar grupet e numërimit të shmangin pushimet e shpeshta dhe të vijojnë me proçesin.
Zëdhënësja Drilona Hoxha, apeloi KZA në ato bashki ku janë çertifikuar kryetarët e rinj të bashkive të vijojnë me numërimin e votave për këshilltarët bashkiakë.
“Apel KZAZ të vijojnë pa ndërprerje numërimin e votave dhe të shmangim pushimet e shpeshta . Edhe aty ku ka mbaruar numërimi për kandidatët të vijojë patjetër numërimi për këshillat bashkiakë dhe të evidentojnë çdo parregullsi”.
Ndërkohë KQZ ka tërhequr vëmendjen për praninë e personave të paautorizuar në qëndrat e numërimit.
“Thirrje të gjitha KZA-ve të respektojnë vendimin e KQZ e të mos lejojnë të fusin persona të pa autorizuar nga QKZ apo KZAZ.S’ka vend për kandidatë që konukurojnë për anëtarë të Këshillave bashkiakë.Kjo gjë e e bën të pamundur menaxhimin e numërimit të votave.Apel partive politike dhe kandidatëve të këshillave bashkiakë të respektojnë vendimin e KQZ ku përcaktohet se në vendin e numërimit të votave mund të qëndrojë vetëm anëtar i KZAZ, anëtar i numërimit të votave përfaqësues të akredituar të medias,vëzhguesit, kandiatë për kryetar bashkie”.
Sigal