“Lista e zezë”/ Berisha shpërthen ndaj Ramës me fjalë të pista: I menderosur, Facebook-u i tij hale publike

539
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kreun e qeverisë Edi Rama për listën e publikuar në “Facebook” me 101 emra, punonjës të administratës, mjekë, prokurorë të denoncuar nga qytetarët, madje edhe me fjalë të pista.
Berisha thotë se ‘lista e zezë ishte një shpërthim i pakontrolluar i katranit të shpirtit të tij të zi!’. Duke iu referuar deklaratave të djeshme të kryeministrit edhe në konferencën për shtyp, Berisha thotë se ai ‘riktheu një praktikë të etërve të tij bllokmenë’.

STATUSI I BERISHËS
Lista e zezë, si katrani i shpirtit të Edi Ramës!
Të dashur miq, dje Edi Rama, i demaskuar si rrallë ndonjë herë më parë për listën e tij të zezë të shpirtit tij të zi, doli si i menderosur në konferencë shtypi. Qëllimi kryesor i tij ishte të mashtronte shqiptarët për listën e zezë, në të cilën ai kishte renditur pa asnjë fakt, provë, dëshmi apo dokument 101 emra përfshi dhe të vdekur duke rikthyer kështu një praktikë të etërve të tij bllokmene hoxhist, në të cilën akuza ishte dhe prova e vetme qoftë dhe për pushkatimin e tyre.

Rama dje u tha shqiptarëve se ai nuk e ka bërë listë, dhe kjo ishte njëlloj sikur te thoshte se ai e ka miratuar por nuk e ka shkruar listën dhe se facebooku i tij ku u publikua lista është si një hale publike, natyrisht jo për publikun e gjerë por për fuget, agaçët dhe sojin e tyre. Në të vërtetë lista e zezë ishte një shpërthim i pakontrolluar i katranit të shpirtit të tij të zi! sb


Sigal