Lezhë, kongresmeni Eliot Engel merr titullin qytetar nderi

103
“Qytetar Nderi” për kongresmenin Eliot Engel dhe “Mirënjohje e Qytetit” për shqiptaro-Amerikanin Harry Bajraktari ishin dy titujt e akorduar gjatë të enjtes nga Bashkia dhe Këshilli i bashkisë Lezhë. Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori i SHBA në Shqipëri Donald Lu. Kongresmeni Eliot Engel e vlerësoi maksimalisht këtë titull dhe foli për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, ndërsa Harry Bajraktari vuri në pah mbështetjen që Amerika i ka dhënë Shqipërisë e Kosovës ndër vite. Në fjalën e rastit ambasadori Lu falenderoi qytetin e Lezhës për nderimin që iu bë zotit Engel, duke thënë se ai ka qenë një nga mbrojtësit më të mëdhenj të çështjes shqiptare në New York.