Tiranë, 57-vjeçari i dërgon zarf me letra kanosëse kryeministrit Rama

381
Një 57-vjeçar nga Korça i ka dërguar kryeministrit një zarf me letra të cilat kishin në përmbajtje kanosje. Zarfi ka mbërritur më 30 gusht 2016, ndërsa më 1 shtator policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, “për shtetasin Xhibrileminë Muhamet Keça, i datëlindjes 25 janar 1959, banues në Korçë”. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës thuhet se Keça më datë. 30.08.2016, i ka dërguar Kryeministrit të Shqipërisë një zarf në të cilin gjendeshin letra të shkruara ku përmbajtja e të cilave përben elementët e veprave penale të “Nxitjes dhe Urrejtjes ose Grindjeve” dhe “Kanosjes”.
Sigal