Gjet Ndoj jep dorëheqjen nga drejtori i Arkivës së Shtetit, ja kush e zëvendëson

647
Gjet Ndoj nuk është më Drejtor i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit. Përmes një njoftimi në Facebook, Gjet Ndoj lajmëron miqtë se nuk do të vazhdojë më detyrën.
“Pas tre vitesh sot dorëzoj detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave. E dorëzoj duke lënë një punë dhe një bilanc, i cili në mënyrën më të përmbledhur është: Institucioni i memories ka një shërbim më të mirë e më të shpejte për qytetarët (nga 90 ditë që ishte afati i përgjigjes për t’u shërbyer qytetarëve, sot qytetarët e studiuesit e marrin përgjigjen vetëm për 12 ditë).Në këtë mënyrë ne ndërtuam një sistem efikas ku sekserët dolën jashtë loje, ndërsa qytetaret nuk kane me nevoje për ta , as për miq te tjerë për te marre shërbimin tek DPA(Mirënjohje punonjësve te shërbimit dhe atyre te sektorit te ruajtjes për punën e bërë me përkushtim. Unë largohem duke bërë gjithçka munda në dobi të institucionit, punë të cilën uroj ta ngrejë në një shkallë më të lartë pasardhësi im të cilin akoma nuk e di, por që do të prezantohet sot. Urime për të. Urime për stafin dhe punonjësit e arkivave shqiptare, urime për familjet e tyre”, shkruan Ndoji. Drejtori i ri i Arkivit të Shtetit do të jetë Ardit Bido, i cili vjen përsëri nga radhët e PDIU-së.
Sigal