Lezha, postobllok ministrave deri në Tetor

540
Sigal

Flasin Dëshira Subashi dhe Albana Shtylla: Ja çfarë thotë neni 161 i Kushtetutës për zgjedhjet e pavlefshme

Kriza ekonomike na ka trokitur në derë dhe Shqipëria gjendet në situatë alarmante, por disa parti politike së bashku me KQZ-në, kanë kohë të tallen me shqiptarët. Duket sikur kostumet e ministrave do të presin në kremastar edhe pas shtatorit gjersa të mbyllen rezultatet e zgjedhjeve të qershorit. Por loja e rrezikshme që kanë nisur forcat politike duke hapur herë njërën kuti dhe herë një tjetër, do ta shtyjë mandatin e qeverisë pas 7 shtatorit. Kështu pas polemikave dhe rinumërimit të votave në Lezhë, Shkodër dhe Kukës, kërkesa e fundit që është artikuluar nga përfaqësuesi ligjor i PS-së, në KQZ, Genc Gjonçaj, për ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës, i kapërcen afatet normale, deri më 7 shtator. Sepse koha efektive që ka në dispozicion Komisioni Qendror është disi e pamjaftueshme për të realizuar njëkohësisht, procesin e zgjedhjeve të reja, ose ripërsëritjen e zgjedhjeve në Lezhë, si edhe numërimin e votave, apo shpalljen e fituesit. Kjo do të bëjë që të shtyhet afati i mbylljes së zgjedhjeve, si edhe të shtyhet mandatimi i qeverisë. Në këtë mënyrë, loja politike me rinumërimin e votave, duket se do të krijojë një precedentë të rrezikshëm për reformat qeverisëse që priten prej opinionit publik. Por edhe për të përmbushur detyrat e shtëpisë që na kanë caktuar ndërkombëtarët.

Subashi: Mandati shtyhet

Mandati i qeverisë varet nga mbyllja e rezultateve të zgjedhjeve. Pa kostituim, nuk ka veprime të tjera”. Kështu u shpreh dje, ish nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi, ndërkohë që situata po kthehet në gjendje qesharake. Këtu duhet përmendur edhe fakti tjetër, se në rast të çdo kontestimi, nga ana e forcave politike, Komisioni Qendror duhet të marrë masat për të zgjidhur keqkuptimet nëpërmjet rinumërimit të votave, ose nëpërmjet ripërsëritjes së zgjedhjeve. Dhe në këtë mënyrë i bie që nëse propozimi i Genc Gjonçajt merret parasysh, për ripërsëritje të zgjedhjeve në Lezhë, atëherë, KQZ brenda 28 ditëve, duhet të caktojë datën e zgjedhjeve dhe të sigurojë infrastrukturën e nevojshme zgjedhore për këtë çështje. Por nëse caktohet data e zgjedhjeve të Lezhës, në javën e dytë të muajit gusht atëherë i bie që mandatimi i qeverisë të shtyhet detyrimisht. Sepse më tej koha e mbetur deri më 7 shtator, nuk mjafton edhe për votime, edhe për numërime edhe për mandatime fituesih. Dhe në këtë mënyrë ministrat e rinj të Ramës do të duhen të presin me duar në xhepa një datë tjetër për të marrë detyrën e re dhe të shumëmpritur. Por, ish nënkryeatrja e KQZ-së, Dëshira Subashi tha se, ndofta KQZ-ja e ka llogaritur këtë hollësi dhe mund të kryejë procedurat e nevojshëm brenda shtatorit. Duket çdo qark, ku shpallet vendimi për pavlefshmëri të rezultatit, në bazë të ligjit puna duhet të kryhet brenda 30 ditëve. Kjo është thjesht një lojë që bëjnë partitë për të fituar kohë dhe për të shtyrë datën e mbledhjes së Parlamentit, e cila varet nga dalja e rezultatit përfundimtar. Në të vërtetë kjo është një histori e vjetër e cila në disa raste ka vonuar mandatimin e qeverisjes dhe ka shtyrë kohën e bërjes së reformave të nevojshme për njerëzit e thjeshtë, pa llogaritur këtu kërkesat e ardhura nga ndërkombëtarët.

A mund të shtyhet thirrja e Kuvendit?

Padyshim që po. Sepse sipas specialistëve, Kushtetuta parashikon që Kuvendi nuk duhet të mblidhet më parë se data e mbarimit të mandatit të Kuvendit, paraardhës, pra, data 7 shtator. Kështu, data 7 është kufiri i poshtëm për thirrjen e Kuvendit, ndërkohë që ai mund të thirret edhe më vonë. Natyrisht vendet e zhvilluara mund të bëjnë lloj lloj ndryshimesh apo shtyrjesh, por në vendin tonë që ka dhjetra probleme emergjente për ët zghjidhur, kjo ëshët aventurë. Shqipëria nuk ka kohë përë ët humbur dhe çdo konstituim i vonuar i Kuvendit, është një luks i tepruar dhe i dëmshëm. Por, duket se poltika shqiptare dhe KQZ-ja, nuk pyesin fare për problemet e vendit, mjafton që kostituimi të shtyhet. Kriza ekonomike ka trokitur, por askush nuk hap rrugë dhe dukets e vendi po shkon drejt shtyrjes s ëkostituimit.

Albana Shtylla: Ja, afatet

Ndërkaq, e pyetur nga “Telegraf” në lidhje me afatet zonja Albana Shtylla, anëtarja e dorëhequr e KQZ-së, tha: “Sipas nenit 161, pika 6 të Kodit Zgjedhor, në rastet kur zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një zonë zgjedhore, KQZ duhet të marrë vendimin për kryerjen e zgjedhjeve në përfundim të procedurave ankimore. Pra, vetëm pasi të jenë mbyllur nga Kolegji Zgjedhor, shqyrtimi i të gjitha ankimeve për zonën zgjedhore, qarku Lezhë, KQZ duhet të marrë vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë zonë. Nga ana tjetër, Kodi ka parashikuar që përseritja e zgjedhjeve duhet të bëhet jo më vonë se 4 javë nga dita e vendimit. Pra, KQZ, nëse ka vullnetin, për të rekuperuar kohën e humbur, mund të vendose që ato të zhvillohen edhe më parë se 4 javë, pas dy apo tre javësh. Gjithsesi mbetet për t’u vlerësuar sa e mundshme është që brenda këtij afati të sigurohen materialet e nevojshme zgjedhore, nëse ndërkohë nuk ka gjendje në magazinat e KQZ, (fletët e votimit, procesverbalet, tabelat e rezultateve, kutitë e votimit, etj. Kuptohet që më tej procesi zgjedhor kërkon kohën e nevojshme për numërimin e votave nga grupet e numërimit, por edhe në nxjerrjen dhe miratimin e rezultatit, nga  KZAZ dhe KQZ (minimalisht, sikur gjithçka të shkojë mirë, të paktën 4 ditë). Më pas palët që marrin pjesë në proces si subjekte zgjedhore, nëse kanë pretendime për çështje të caktuara të procesit zgjedhor, kanë të drejtën e paraqitjes së ankimeve, të cilat duhet të ushtrohen brenda një afati të caktuar ligjor (5 ditë). Kjo do të thotë që KQZ, duhet të presë, deri në konsumimin e këtij afati, përpara kalimit në faza të tjera të procesit zgjedhor”, tha Shtylla. Dhe më tej ajo shtoi: Më vonë nëse ankesa, do të zbatohen afatet dhe procedurat e parashikuara në Kodin Zgjedhor për shqyrtimin e tyre, të cilat në çdo rast për shkak të mungesës së kuorumit në KQZ, do të percillen në Kolegjin Zgjedhor, ku përsëri kemi në konsumim të një afati 5 ditor për paraqitjen e ankesave. Ndërkohë edhe shqyrtimi i ankimeve, do të kërkojë kohën e vet në Kolegjin Zgjedhor.”