L.Rama: S’ka tensione në Vorë, e zgjidhëm me Patozin 1 problemaktik

66
Vora është një nga Bashkitë ku tensioni ka qenë tepër i lartë gjatë fushatës, por edhe gjatë ditës së sotme ka pasur momente tensioni mes simpatizantëve, kur për disa momente disa votues nuk janë lejuar që të shprehin të drejtën e tyre Kushtetuese.
Një gjë e tillë ka ndodhur rreth mesditës, por situata është qetësuar me ndërhyrjen e Luan Ramës dhe Astrit Patozit bën me dije sekretari i përgjithshëm i LSI-së.
“Pati një reagim emocional nga simpatizantët. Ishin 5 persona nga Fieri ata që donin të votonin në Vorë. Bashkë me Patozin ndërhymë për të normalizuar situatën. Ne do të shmangim të gjitha incidentet që procesi të jetë normal.”- tha Luan Rama i cili shtoi që të ketë efektivë policie në çdo qendër votimi.
Ndërkohë që nga Partia Demokratike pretendohet se LSI po bën presion që qytetarët mos hyjnë në qendra votimi.
Së fundmi Luan Rama dhe Astrit Patozi i shoqëruar nga kandidati i së djathtës për Vorën, Fiqiri Ismaili, janë parë së bashku duke biseduar në një kafe.