Presidenti Meta: Raporti i Fitch shqetësues, vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit është urgjent

466
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ngre shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, ”, sipas së cilës treguesit për investimet në Shqipëri janë përkeqësuar.

Meta shprehet se një nga faktorët që ka ndikuar në përkeqësimin e klimës për investimet është edhe situata e rëndë politike në vend ndaj sipas tij duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit.

Kreu i shtetit shton se përndryshe, jo vetëm që pamundësohet çelja e negociatave me Bashkimin Europian por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë.

Postimi i plotë i Presidenti Meta:

Dua të shpreh shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5.

Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend.

Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut.

Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë.