Kuvendi ngre KLP e KLGJ, PD largohet

801
Këtë të enjte, Kuvendi miratoi listën finale për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

VOTIMI PËR KLGJ
72 PRO- 1 KUNDËR – 1 ABSTENIM
VOTIMI PËR KLP
71 PRO- 2 KUNDËR – 1 ABSTENIM

Ky ishte raundi i tretë dhe i fundit për përzgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për në KLP dhe KLGJ. Opozita kundërshtoi listën e kandidatëve për të dy këshillat, duke sjellë në vëmendje qëndrimet e mbajtura për secilin prej tyre nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Kur asnjë prej kandidatëve nuk arriti të merrte katër vota nga anëtarët e nënkomisionit Ad-Hoc, goglat përzgjodhën edhe listat e kandidatëve, që u janë përcjellë Kuvendit dhe u miratuan këtë të enjte në seancë. Ky ishte votimi i tretë, që Parlamenti bëri për anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së, pasi dy raundet e para dështuan, sepse ishin të nevojshme 94 vota.

Lista finale për KLGJ e KLP
Këshilli i Lartë Gjyqësor
(Avokatët)
Fatmira Luli
Alban Toro
(Pedagogët)
Maksim Qoku
Erion Muharremaj
(Shoq. Civile)
Naurela Llagami

Këshilli i Lartë i Prokurorisë
(Avokatët)
Tartar Bazaj
Nurihan Seiti (Metaj)
(Pedagogët)
Gent Ibrahimi
Sandër Beci
(Shoq. Civile)
Alfred Balla

Vota e Shqipërisë në OKB/ Kuvendi rrëzon projekt rezolutën e PD-së
Është votuar sot projekt rezoluta e cila është depozituar nga Partia Demokratike, për ndryshimin e votën në OKB për statusin e Jerusalemit. Ne votimin që është bërë në Kuvend, kjo projekt rezolutë është rrëzuar, pasi kanë votuar 73 deputetë kundër saj. Maxhorana dhe në debatin që është zhvilluar gjatë ditës së djeshme ka deklaruar, se nuk do të votonte pro dhe ka dorëzuar një projekt rezolutë paralele. 


Sigal