Jep dorëheqjen drejtori i Hetimit Tatimor për Shkodrën

515
Sigal

Jep dorëheqjen drejtor i Hetimit Tatimor për Shkodrën, Agim Shimaj, i emëruar më pak se 2 muaj më parë nga ministrja Anila Denaj.

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e dorëheqjeve të drejtorëve në Shkodër pas kritikave të kryeministrit Edi Rama në mbledhje e kryesisë së PS me drejtorët e kryeqendrës së veriut .

Agim Shimaj njihet si një nga anëtarët e PS që në fillimet e saj si dhe anëtar i Asamblesë së Përgjithshme .

Pak kohe më parë Agim Shimaj ka qenë në postin e koordinatorit të Partisë Socialiste në Shkodër.