Kuvendi miraton ligjin për turizmin, Berisha: Ligj burracakësh, në nene të tëra shoh Kokëdhimën

514
Sesioni parlamentar është mbyllur me debate mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës, të mbledhur në seancën e posaçme për projektligjin e turizmin. Deputetët e djathtë e kanë kundërshtuar këtë ligj dhe më herët kishin paralajmëruar votën kundër. Ata deklaruan se ky ligj shpërfill pronarët dhe u merr çdo kompetencë autoriteteve vendore. Ndërkohë që të majtët pohuan se ky ligj sjell turizëm vjetor të integruar dhe zhvillim të qëndrueshëm.
FINO: KY LIGJ SJELL TURIZËM VJETOR TË INTEGRUAR DHE ZHVILLIM
Mazhoranca, thekson se përmes këtij projektligji Shqipëria do të vendoset në një destinacion të preferuar dhe konkurrues në tregun ndërkombëtar të këtij sektori.
“Ky ligj sjell turizëm vjetor të integruar, zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, formalizimin dhe standardizimin e industrisë së turizmit, krijimin e programeve kombëtare për stafin për turizmin, me tre programe, turizmi për të rinjtë, eko-turizmi dhe programi për turizmin malor dhe bregdetar”, tha në fjalën e tij deputeti socialist, Bashkim Fino.
Sipas Finos, ligji do të mundësojë nisjen e klasifikimit, standardizimit dhe dhënien e licencave për operatorët dhe agjencitë turistike, proces ky që do të kryhet nga ministria përkatëse me ndihmën dhe bashkëpunimin e agjencive ndërkombëtare që punojnë me këtë sektor.
TOPALLI KËRKON NDËRPRERJEN E SEANCËS, LESKAJ: SEANCA SIPAS RREGULLORES
Pas debateve në Kuvend, ish-¬kryeparlamentarja Jozefina Topalli kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak të mungesës së përfaqësuesve të qeverisë, Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe ministrave përkatës. Në replikë me Topalli, zv.kryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj tha se pretendimet e saj nuk përbënin arsye për të ndërprerë punimet. “Seanca është drejtuar dhe drejtohet në bazë të rregullores edhe nga zv.kryetari. Ministri ka qenë këtu dhe i është përgjigjur të gjitha pyetjeve. Ka lëvizur për një kohë, por kjo nuk është arsye për të ndërprerë seancën. Një pjesë e qeverisë është këtu. Kryeministri ka qenë”,¬ tha Leskaj.
Në replikë me Topalli, zv.kryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj tha se pretendimet e saj nuk përbënin arsye për të ndërprerë punimet. “Seanca është drejtuar dhe drejtohet në bazë të rregullores edhe nga zv.kryetari. Ministri ka qenë këtu dhe i është përgjigjur të gjitha pyetjeve. Ka lëvizur për një kohë, por kjo nuk është arsye për të ndërprerë seancën. Një pjesë e qeverisë është këtu. Kryeministri ka qenë”,¬tha Leskaj.
TOPALLI: HIPOKRIZI TË FLASËSH PËR TURIZMIN KUR DASH THOTË SE NË PARLAMENT KA TË AKUZUAR PËR TRAFIK TË QENIEVE NJERËZORE
Në fjalën e saj, Topalli komentoi raportin e DASH që thotë se në Parlament ka të akuzuar për trafik të qenieve njerëzore. Ajo tha se është hipokrizi të flasësh për turizmin kur Departamenti i Shtetit bërtet dhe vazhdon të konfirmojë çdo gjë. “A e keni dëgjuar intervistën e Juljan Sinanajt. Tregon se është prej 7 muajsh pa avokat, që kërcënohet që të mos flasë… Në cilin vend të botës ndodh që ministri i Brendshëm e fton në zyrë vrasësin, në rezidencë dhe nuk shkarkohet, nuk jep dorëheqjen? Pse nuk e bëni këtë pyetje? Por ministri është i urdhëruar që të takojë dhe të bëjë muhabet me vrasësit për të rregulluar disa hesape të tjera. Ndaj dhe raporti i shtetit është shumë i vërtetë. Nuk gjendet një raport kaq i vërtetë dhe kaq tronditës. Shqipëria është në udhëkryq, por për mua është një minë me sahat”,¬ deklaroi Topalli.
BERISHA: KY LIGJ, I INTERESAVE TË NGUSHTA PERSONALE TË KREUT TË QEVERISË DHE SIVLLAUT TË TIJ KOKËDHIMA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar votën e tij kundër projektligjit të maxhorancës për turizmin. Berisha e ka quajtur një ligj burracakësh, duke arsyetuar edhe votën e tij kundër. Ai tha se ky ligj si në asnjë vend të botës, përveç Koresë së Veriut “u merr kompetencat vendorëve për t’ja dhënë sivllaut të kryeministrit, Kokëdhimës”.
“Kjo seancë e thirrur sipas ligjit të Edi Ramës që e ka shndërruar këtë parlament në një seksion të PS-së. Turizmi pasuria më e madhe pas asaj njerëzore që ka ky komb që ka ky popull, që ka Shqipëria. Është një potencial i jashtëzakonshëm. Ribërja e një ligji të ri për turizmin është plotësisht i justifikuar dhe i mirëpritur, por për fat të keq, këtë ligj nuk mund ta votoj sepse si në asnjë vend tjetër të planetit përveç Koresë së Veriut, as në Shqipërinë e E. Hoxhës u merr çdo kompetencë e autoriteteve lokale për tu dhënë sivllaut të tij Kokëdhimës. Nuk mundet kurrë që të dhunohet praktika botërore dhe konventat ndërkombëtare. Ky ligj sikur po ecim drejt Koresë së Veriut dhe jo drejt BE-së”, theksoi Berisha.
Më tej ish-kryeministri tha se ky ligj shpërfill pronarët shqiptarë dhe autorizon shtetin të shtrijë dorën drejt tokave të privatit.
“Nuk jam dakord me këtë ligj, sepse shpërfill pronarët shqiptarë dhe interesat e pronarëve, jo vetëm me atë që autorizon shtetin të shtrijë dorën drejt tokave të privatëve, por problemi është më i madh. Ne kemi rreth 400 km brigje detrash dhe liqesh. Ne kemi qindra mijëra km zona turistike nga Çajupi tek bjeshkët e bekuara. Vetëm në bregdet janë të pashfrytëzuara të paprekura, të paktën 92% e trojeve bregdetare. Unë prisja që këto të klasifikoheshin, ato të cilat janë për zhvillim parësor të turizmit, të kenë një status të veçantë. Ato që do të liheshin për të kompensuar pronarët, dhe në këtë mënyrë ne u jepnim një përgjigje të rëndësishme që kemi ndaj pronarëve të pakompensuar. Parimi kombi drejt detit. Territore të tëra duhet të liheshin për njerëzit, në mënyrë që ata të zbrisnin nga territore ku jeta është e vështirë drejt detit. Këto nuk janë bërë sepse nuk ke vizion”, u shpreh ai.
Berisha tha se ligji është pa vizion dhe se përfaqëson interesat e ngushta personale të kreut të qeverisë dhe sivllaut të tij.
“Njeriu i bojërave, zhvillimi nuk e di se çfarë është. Ndaj ligji i pashpirt, pa vizion, nuk mund të votohet. Ligjin nuk mund ta votoj sepse është ligj burracakësh. Duhet të sillte këtu paketën e ndërtimit të zonave strategjike. Duhet të studionin se cila është praktika më lehtësuese në botë. 7 vite pa asnjë taksë. Kush është ai që do të investojë prapa Çajupit, prapa Shkëlzeni etj, po sigurisht që do të ndërtojë nëse i thua 10 vjet pa taksa.
Ju jeni burracakë. Një pjesë këtu i ke marrë nga unë. Ju ndiqni vetëm xhepin. Ligjin nuk e votoj sepse shoh në nene të tëra Kokëdhimën që nxin në ligj, shoh resortin e tij turistik. Shoh përkujdesjen vëllazërore që tregon duke grabitur fshatin Qeparo. Ky ligj, i interesave të ngushta personale të kreut të qeverisë dhe sivllaut të tij Kokëdhima dhe ndonjë sivllau tjetër”, tha Berisha.
AHMETAJ: KY LIGJ STRUKTURON INVESTIMET STRATEGJIKE
Industria e turizmit dhe sektori i turizmit është një sektori dhe një industri komplekse që nuk mund të zhvillohet as nga një institucion, as nga një njësi vendore , nga një ministri, po as nga një qeveri, por do të duhet të krijohet një traditë në vite e cila të bazohet mbi të gjitha tek mikpritja, jo në konceptim tradicional por në përmirësimin e shërbimeve, në përmirësimin e imazhit, rritjen e sigurisë, për ata që investojnë dhe për ata që e vizitojnë vendin, dhe sigurisht në formalizmin e kësaj industrie.
Është shumë e rëndësishme të kujtojmë se çfarë ka ndodhur me turizmin në 20 vite rresht. Më vjen keq që ish kryetari i PD dhe ish-Kryeministri e la sallën, sepse doja t’i kujtoja disa momente shume interesantë të historisë 20 vjeçare. U përmendën këtu, në 20 vite ka vetëm pesë investitorë të huaj dhe këta qenkan që nga viti 1993 deri në vitin 1995. Në fakt përpjekjet e sipërmarrjes për turizmin kanë patjetër 20 vjet dhe mungesa e përgjegjshmërisë nga ana e qeverive për të strukturuar një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, ka munguar . Prandaj them që nuk është dominion i një ministrie apo njësie vendore, apo i një qeverie zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit.
Foli ish kryetari i PD për katër fshatra peshkatarësh. Ajo që kërkon të bëjë ky ligj është të strukturojë një herë e mirë edhe lëvizjen turistikë edhe investimet turistike, qoftë në bregdet, apo në të gjitha zonat dhe destinacionet turistike. Sepse nuk është zhvillim i qëndrueshëm kur turistët dergjen nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga veriu në jug drejt bregdetit , pas asnjë strukturë, rregull, planimetri dhe të ndërtosh pa leje. Ky është “golemizim” i Shqipërisë dhe “golemizimin” e keni si medalje në gjoks, sepse vetëm para disa ditësh në zonën e Kavajës janë mbyllua katër kanale tradicionalë të ujërave të zeza që datojnë nga vitit 1993, që janë si relike për të treguar se çfarë ka bërë kjo qeveri apo ato qeveri për turizmin.
Prandaj diskutimi për turizmin të paktën duhet të depolitizohet sepse nuk zhvillohet dot për një ditë, për një vit, madje as për një mandat nëse doni, pasi qeveri të ndryshme majtas dhe djathtas shtrojnë
strukturën ligjore dhe infrastrukturën rrugore, ajrore, hekurudhore, apo detare në shërbim të një industrie e cila e ka kthimin e investimit shumë të mirë nëse punohet mirë, ose në të kundërt kthimi do jetë pas 18, 19 ,20 vitesh apo edhe kurrë.
SPAHO: KY SEKTOR ËSHTË PARË SI NJË LOPË PËR T’U MJELË
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho në fjalën e tij tha se klasa politike ka gabuar me politikat e turizmit.
Sipas deputetit Spaho, ligji nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm në fushën e turizmit. “Turizmi është parë si një lopë për t’u mjelë”, tha Spaho. Ndërsa foli për uljen e numrit të vizitorëve nga Kosova me marrjen e liberalizimit të vizave.
Seanca e posaçme vjen pas debatesh të forta që përfaqësuesit e pozitës dhe të opozitës patën të enjten e kaluar në Kuvend. Pika më e debatueshme është heqja e kompetencave që ka aktualisht pushteti vendor për menaxhimin e pasurive të paluajtshme në zonat me përparësi turizmin.
Me ndryshimet e bëra kjo kompetencë i kalon Ministrisë së Ekonomisë, e cila vendos për t’ia dhënë pronat me koncesion për 99 vjet kompanive të ndryshme, sipas kontratës simbolike “1 euro”.
MEDIU: NUK ËSHTË BËRË ASNJË INVESTIM SERIOZ PËR TURIZMIN
ORA 18:00 Deputeti Fatmir Mediu në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit tha se nuk është bërë asnjë investim serioz në vendin tonë, edhe pse Shqipëria ka potenciale të mëdha turistike. Mediu i bëri thirrje mazhorancës që të ndryshojë politikat ndaj sipërmarrjes.
“Nuk është bërë asnjë investim serioz për turizmin. Ne duhet të bëjmë ligje që rritin investimet, pasi kemi potencial të jashtëzakonshëm në turizëm. Garancia juridike pengon investitorët. Mazhoranca duhet të reflektojë qëndrimet e saj për të mos sulmuar sipërmarrësit që po largohen çdo ditë, duke rritur numrin e të papunëve. Ata pak investitorë që kanë filluar investimet sot kanë dyfishin e taksave, dhe nuk parashikojnë dot shlyerjen e kredive”, tha Mediu.
SPAHO: TURIZMI ËSHTË PARË SI NJË LOPË PËR T’U MJELË
ORA 17:50 Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho në fjalën e tij tha se klasa politike ka gabuar me politikat e turizmit. Sipas deputetit Spaho, ligji nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm në fushën e turizmit. “Turizmi është parë si një lopë për t’u mjelë”, tha Spaho.
“Klasa politike ka gabuar me politikat e turizmit. Turizmi është parë si një lopë për t’u mjelë. Nuk ka nevojë të shpikim nw fushwn e turizmit, por le të zbatojmë modelet e suksesshme. Kemi vetëm një fshat turistik në Kavajë të ndërtuar në vitin 1994. Qëllimi i çdo ligji për turizmi duhet të jetë zhvillimi i kësaj pasurie në interesin tonë. A e siguron këtë projektligji? Mendoj që jo. Asnjë ligj i miratuar nuk ka qenë mbi nivelin e miratuar në vitin 1993. Ligji përpiqet t’i bëjë të gjitha por nuk zgjidh asnjë prej problemeve. Nuk u jep garanci investitorëve të huaj. Ligjet nuk kanë garantuar dot zhvillim të turizmit dhe pavarësisht se flitet për 4 milionë turistë në vit, po të zbresësh emigrantët dhe kosovarët, turistë të huaj mbeten pak. Ditën që Kosova do të marrë liberalizimin e vizave, turizmi do të njohë tkurrje të ndjeshme. Problem kryesore i turizmit nuk është si t’ia japim ishullin Sazanit privatit, apo Kalanë e Gjirokastrës, por problemi është që të mos lejohet që pasuritë kombëtare të mos shkatërrohen. Propozoj të mos miratohet ligji dhe të shikoni ligjin e vitit 1993”, u shpreh deputeti Spaho.
Sigal