Kuvend, pr/ligjin për arsimin. Nikolla: Reforma e papolitizuar. Tabaku: Klienteliste

370
Me 30 minuta vonesë ka nisur seanca e posaçme për miratimin e ligjit për arsimin e lartë. Në fillim fjalën e ka marrë ministrja e Arsimit Lindita Likolla, e cila kërkoi nga të gjithë deputetet që të votojnë ligjin e arsimit të lartë pasi është një ligj në shërbim të studentëve dhe pedagogëve, duke u bërë ligji me i papolitizuar në këto 20 vjet.

Ora 18: 05 Nikolla-Tabakut: Po gënjeni, tregoni kush janë klientelistët
Ajde përfaqësoni brezin duke folur me të vërteta, fund e krye gënjyet që nuk kanë të bëjnë me këtë ligj, por që të më sfidoni ju lutem tregojani shqiptarëve kush janë klientelistët, oligarkët dhe më mundni këtu publikisht.

Ora 17:52 Tabaku: Ligji Klientelist, gjymton universitetin
Deputetja Demokrate Jorida Tabaku, tha se me miratimin e këtij ligji me një shpejtësi kaq të madhe, qeveria po shkatërron gjithçka të arritur deri më tani në arsimin e lartë.

Sigal

“Po kalohet me shpejtësi një projektligj që është fort i diskutuar nga të gjithë përveç atyre që e vendosën dhe e sollën atë sot për ta miratuar në një shpejtësi kaq të madhe. Ky shkatërron gjithçka të arritur deri më sot. Ai nuk formon por shformon e gjunjëzon arsimin e lartë. Ne asnjëherë nuk sollëm dhe nuk angazhuam një ushti oligarkësh për hartimin e një projektligji të arsimit të lartë i cili nuk sjell asgjë, që i mungon filozofia dhe vizioni”, – tha Tabaku.

Përsa i përket kontrollit që do ti bëhet implementimit të këtij ligji nga një agjensi e cila do të kontrollojë e monitorojë të gjitha fazat e tij, Tabaku tha se qeveria nuk jep asnjë përgjigje se nga kush kontrollohet kjo agjenci.

“Ligji është defiçitarë dhe autonominë e tij e kontrollon një grup në një agjencisë që nuk e kupton askush se ku është dhe se nga kush kontrollohen. Por nëse ato janë një dikaster i ministrisë së arsimit le ta pranojnë se ministria e arsimit do të kontrollojë arsimin. Në cilin vend të botës keni parë një ministri e cila gjykon për administrimin, fondet, gjykon kurrikulat, vëzhgon, monitoron? Ushtarët e miratuar nga ministria do të bëjnë kontrollin dhe ligjet e arsimit. I jepet autoritet bordit që hera herës është më i fuqishëm se senati. Ky është dëmi më i madh që mund ti bëhet jo vetëm universiteteve dhe të gjithë shoqërisë shqiptare. Kjo qeveri po mundohet të vendosë censurën sepse të gjitha bordet do të monitorojnë e do të vëzhgojnë gjithçka”, tha më tej ajo.

Tabaku tha se ky ligj gjymton universitetin dhe se kjo që po bën qeveria nuk është liberalizim por klientelizëm.

“Ai ligj i jep të drejtën e gjykimit të arsimit Ministrisë. Ky ligj gjymton universitetet, u jep paratë e taksapaguesve universiteteve private. Ky nuk është liberalizëm por klientelizë. Ligji diskriminon më të varfrit. Qeveria para hyrjes në fuqi të ligjit ka rritur tarifat e studentëve dhe kjo taroifë do të jetë më e larë edhe për dy vite të tjera. Kjo qeveri bën gati kështu borxhin studentorë dhe askush nuk jep përgjigje për këtë borxh të cilin ata po e krijojnë. Një ligj e trajton arsimin publik si një mall tregu çam jo si një vlerë për shoqërinë tonë. Janë 140 pedagogë dhe qindra studentë që po kërkojnë llogari për arbitraritetin, për këtë padrejtësi. Ju mund ta miratoni këtë ligj duke i shkelur me këmbë universitetet publike por nuk mund të na pengoni ne të vazhdojmë betejën ligjore,” – tha më tej Tabaku 


Ora 17: 30 Lindita Nikolla: Reformë e papolitizuar
“Kjo reformë është e para reformë jo reformë e partisë në pushtet, apo e të zgjedhurve në universiteteve. Kjo reformë është reforma me e papolitizuar në këto 20 vjet. As mazhoranca dhe as opozita nuk kanë ndërhyrë në punën e komisionit.
Është e sigurt që në sistemin e arsimti të lartë do të edukoheni me sensin e garës dhe të ndershmërisë. Në besimin tonë ka një besim të madh, qëllimi nuk është tek paratë, por ato nuk janë të nevojshme nëse ne nuk investojmë të gjithë për arsimin e lartë. Kjo sfidë është të mobilizojmë burimet. Duhet të mobilizojmë financat publike. Asnjë qindarkë nga këto para nuk duhet të shkojë dëm. Këtë reforma e bën në dy mënyra, financimi për universitetet do të bëhët në bazë të performancave. Mënyra e dytë e optimizmit është mbështetja me bursa për studentët. Fond të posacëm për studentët në nevojë dhe ata me degë prioirtare dhe studentët ekselentë. Ne do të dekurojojmë mungesën e cilësisë edhe tek studentet.
Mbështetja publik do të jetë me kushte në bazë të meritave. Nuk bëhet fjalë që dikush të përjashtohet nga sistemi, por kjo do bëhët sipas meritës, preferencës dhe nevojave që vendi ka. Ky pakt i madh me studentët është një pakt për zhvillimin e shpqërisë dhe të vendit.
Nikolla: Burimet njerëzore shpesh herë nuk kanë funksionuar
Sfida tjetër lidhet me burimet njerëzore. Këto burime nuk kanë qenë eficente, ndonjëherë nuk kanë funksionuar. në universitete tona nuk ka liri akademike. Ligji i ri krijon premisat për këtë liri, duke i dhënë autoritet senatit akademik dhe duke ja mbështetur punën me një strukturë akademike. ”
Krijohet qendra e shërbimeve arsimore
“Krijojmë qendrën e shërbimeve arsimore për nxënësit dhe studentët. Kjo do të jetë një qendër model shërbimi ndaj qytetarit, duke i dhënë fund sagave të qytetarëve për të zgjiedhur universitetet apo ekuivalentim të diplomave”
Nikolla: Pjesë e reformës, studentë, prindër dhe pedagogë
“Prindër dhe student ju do të keni një sistem arsimor të pastër. Cilësia , transparenca dhe përgjegjshmëria janë tre elementë në favorin tuaj. Të nderuar pedagohë jesë e reformës do të jenë edhe ju. ”
Grupi parlamentar I PS-së ka vendosur votimin pro të këtij pr/ligji, ndërkohë Partia Demokratrike ka paralajmëruar votën kundër duke e quajtuar antikushtetues.
Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të kësaj force politike kryetari i PD-së Lulzim Basha urdhëroi deputetët e tij në mbledhjne e grupit të bëjnë oponencë teknike.
Në seancë deputetët e opozitës do të faktojnë nen pas neni pretendimte pr shkleje të kushtetës.
Por dhe protagonistë në zë të botës akdamike janë mjaft kritik edhe me projektin e shumicës, duke cilësuar ate shkatërrues për gjithë sistemin.