Jessie J “merr pushimet”, largohem për pak kohë nga muzika

508
Jessie J do të shkëputet nga muzika. Ka qenë vetë këngëtarja britanike e cila në skenën e ‘Somerset House’, në Londër, ka thënë që do të largohet për pak kohë nga industria e muzikës.
Edhe në Twitter ajo tha: “Mbrëmjen e kaluar në skenë kam thënë se dëshiroj dhe kam nevojë për një pushim.
Nuk bëhet fjalë momentalisht, pasi unë do të punoj deri në muajin janar ose shkurt të vitit të ardhshëm, më pas do shkruaj këngë dhe do vazhdoj normalisht jetën”
Sigal