“Truku” i trafikantëve, drogë e fshehur në vezët plastike “Kinder surprise”

483
ITALI – Pesë shqiptarë dhe një maroken kishin zbuluar një ide të sofistikuar për tregtimin e drogës. Të arrestuarit në Aquila, sipas të dhënave të publikuara nga hetuesit italianë bënin trafik droge me anë të vezëve plastike me çokollatë brenda. Por, vezët e tyre “Kinder surprise” ishin vërtetë suprizuese pasi brenda tyre nuk kishte çokollatë por drogë.
Amarildo Leska 29 vjeç, Agron Tocka 37, Erando Çela 28, Artan Quamili 49 dhe marokeni, Anis Lafsahi 25, u arrestuan fillimisht dhe po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak. Ndërsa Fatmir Leskaj, 23 vjeç është në kërkim. Ndërsa pjesë e hetimeve nw liri janë dhe Albert Misiraj, Gentjan Skenduli, Khalid Lafsahi, Massimiliano Visco, Laurentino Oddis dhe Yassir Edouar.
Këta persona bënin shkëmbim lënde narkotike të llojit marijuanë dhe drogë të llojit kokainë duke e fshehur atë në vezët plastike. Ata i dërgonin fillimisht vezët në një qyqan në Romë dhe më pas droga u shpërndahej klientëve të ndryshëm në Aquila.
Kreu i grupit është Amarildo Leksaj, i cili gjatë operacionit të policisë u përpoq të arratisej i veshur vetëm me mbathje dhe pa këpucë. Ai u kap pas një vrapi 3 km. Nga përgjimet rezulton se, personat e përfshirë në këtë trafik përdornin kode me emra të çuditshëm për të identifikuar drogën.
Njëherë quhej “djali i vogël, apo “mishi i shtëpisë”, ndërsa për të identifikuar hashashin ata përdornin emërimin “vazja”. Në një mesazh shkruhet: “Më duhen 5 vajza”. Çmimi i kokainës varionte nga 50 deri në 70 euro për gram, ndërsa hashashi dhe marijuana shitej me një çmim prej 5 euro për gram. Gjatë operacionit të policisë u sekuestruan 150 gram kokainë dhe 500 gram hashash dhe rreth 2800 euro cash.
Sigal